Jete & Stil

Përse duhet të punojmë më pak dhe të argëtohemi më shumë?

Kur u transferova nga Uashingtoni, në Romë, ajo që më habiti më shumë se ndërtesat e lashta ose bazilikat e mëdha ishte se njerëzit nuk bënin asgjë.

Më qëllonte të shihja shpesh zonja të moshuarra që dilnin në dritare, duke parë njerëzit të kalonin, ose familjet që dilnin shëtitje në mbrëmje, duke ndaluar çdo hap për të përshëndetur miqtë. Madje edhe puna e zyrës doli e ndryshme. Harrojeni sanduiçin dhe drekën në tavolinën e punës. Ejani në mesditë dhe do të shikoni restorante të mbushura plot me punonjës.

Që kur turistët filluan të shkruanin përshtypjet e tyre në shekullin e shtatëmbëdhjetë, të huajt kanë stereotipizuar “përtacinë” e  italianëve. Dhe nuk mbaron këtu, pasi miqtë që u nisën të hanin dreke për në shtëpi, shpesh ktheheshin në zyrë për të punuar deri në orën 20:00.

Romë, Itali

Sipas ligjit, çdo vend i Bashkimit Evropian ka të paktën katër javë pushime të paguara, dhe në Itali ka edhe 10 pushime të tjera publike.

Sidoqoftë, besimi i dukshëm në balancimin e punës me “il dolce far niente”, rehatinë e mosbërit asgjë, më ka habitur gjithmonë. Në fund të fundit, të mos bësh është e kundërta e të qenit produktiv. Dhe produktiviteti, qoftë krijues, intelektual apo industrial, është mënyra për e mirë për të shfrytëzuar kohën.

Por, ndërkohë që kalojmë çdo ditë duke punuar, shumë prej nesh kanë arritur në përfundimin se aktiviteti i pafundëm nuk është apoteoza e produktivitetit, por e kundërta e tij. Studiuesit kanë zbuluar se që puna e arritur në fund të një një dite 14-orëshe nuk mund ttëë krahsasohet me punënë që arrijmë kur jemi të freskët.

Ky model pune gjithashtu minon kreativitetin dhe njohuritë tona. Me kalimin e kohës, mund të na bëjë të ndihemi të sëmurë fizikisht, dhe madje, si për ironi, na bën të ndihemi sikur nuk kemi asnjë qëllim.

Të relaksohesh në dëborë 

Kur Suedia eksperimentoi kohët e fundit modelin me gjashtë ore pune, zbuloi se punonjësit kishin shëndet dhe produktivitet më të mirë se sa kur punonin tetë orë.

“Mendoni për punën mendore duke bërë pompa- thotë Josh Davis, autor i “Dy orë të shkëlqyera- I vini qëllim vetes se doni të bëni 10,000 pompa për shembull. Mënyra më e efektshme do të ishte që t’i bënin të gjitha njëherësh pa pushim. Por ne e dimë instinktivisht se kjo është e pamundur. Në vend të kësaj, nëse bëjmë sa të mundemi brenda disa minutave dhe disa të tjeramidis aktiviteteve të tjera dhe gjatë javës, arritja e këtij qëllimi do të ishte më  se i mundur”.

“Në këtë drejtim truri është shumë i ngjashëm me një muskul-  shkruan Davis- Vendosni kushtet e gabuara përmes punës konstante dhe ne mund të bëjmë pak. Vendosni kushtet e duhura dhe ndoshta mund të bëjmë shumë më shumë “.

“Bëje ose vdis”

Shumë prej nesh, megjithatë, kanë tendencë të mendojnë për trurin tonë jo si muskul, por si një kompjuter, një makinë e aftë për punë të vazhdueshme. Jo vetëm që është e lodhshme, por duke e shtyrë veten të punojmë për orë pa pushim mund të jetë e dëmshme.

Njerëzit që punojnë më shumë se 11 orë në ditë kanë të ngjarë të kenë një episod të madh depresiv 2.5 herë më shumë se ata që punojnë shtatë deri në tetë orë.

Ideja se mund të qëndroni të fokusuar dhe produktivë për një kohë të pacaktuar në këto kufizime arbitrare është me të vërtetë e gabuar.

“I jeni futur një lufte të humbur- thotë shkencëtari Andre Smart- Nëse vazhdimisht do ta vendosni veten në një situatë ku fiziologjia ju thotë “kam nevojë për pushim “, por vazhdoni të shtyni veten në limite, do të merrni si përgjigje një nivel të lartë të stresit kronik.”

Pas  një dite të lodshme pune në Nju Jork, SHBA

Një studim analitik zbuloi se orët e gjata të punës rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 40%, pothuajse po aq sa pirja e duhanit (50%). Një tjetër zbuloi se njerëzit që punonin me orë të gjata kishin një rrezik shumë të lartë të pësonin një goditje në tru.

Në Japoni, kjo ka çuar në tendencën mëë shqetësuese të shekullit, vdekjen nga puna e tepërt. Ky fenomen është përhapur aq shumë sa në Japoni familja e viktimës merr kompensim qeveritar prej rreth 20,000 dollarësh në vit.

Japoni

Origjina e produktivitetit

Është e lehtë të mendosh se efikasiteti dhe produktiviteti është një obsesion krejtësisht i ri, por  filozofi Bertrand Russell nuk do të ishte dakord.

“Duhet të theksohet se vetëm pak kohë e lirë është e këndshme, njerëzit nuk do të dinin se si t’i plotësonin ditët e tyre, nëse ata kishin vetëm katër orë punë nga 24”, shprehej ai.

Me sa duket disa nga njerëzit më kreativë dhe më produktivë të botës kuptuan rëndësinë e të bërit më pak. Ata kishin një etikë të fortë pune, por i kushtonin gjithashtu rëndësi edhe argëtimit.

“Punoni mbi një gjë të vetme, derisa ta përfundoni- shkroi artisti dhe shkrimtari Henry Miller- Ndaluni në kohën e caktuar! … Mbani njerëz afër! Shihni njerëz, shkoni në parqe ose kafene”.

Edhe babai i kombit amerikan, Benjamin Franklin merrte një pjesë të madhe të ditës për të pushuar ose për të mos “bërë asgjë”.

Çdo ditë ai kishte një pushim dy orësh për drekë, mbrëmje të lira dhe një gjumë të plotë gjatë natës.

Në vend që të punonte pa ndërprerje në karrierën e tij, ai kaloi “shumë kohë” duke u marrë  me hobit dhe miqtë. Në fakt, interesat që e larguan nga profesioni i tij kryesor e çuan në shumë gjërat e mrekullueshme për të cilat njihet sot.

Benjamin Franklin

Edhe në nivel global, nuk ka lidhje të qartë midis produktivitetit dhe orëve mesatare të punës. Me një javë pune prej 38.6 orësh, punonjësi mesatar në SHBA punon 4.6 orë në javë më shumë se një norvegjez. Por nga PBB-ja, punonjësit e Norvegjisë fitojnë 78.70 dollarë në orë , ndërsa amerikanët 69.6o.

Sa për Italinë, ajo është tamam shtëpia e “përtacisë”. Një javë prej 35.5 orësh, prodhon pothuajse 40% më shumë punë sesa Turqia, ku njerëzit punojnë mesatarisht 47.9 orë në javë. Ajo madje anëson Mbretërinë e Bashkuar, ku njerëzit punojnë 36.5 orë në javë. Të gjitha ato pushime për kafe apo dreke, nuk kanë se si  të jenë të këqija.

Arsyeja pse ne kemi ditë pune me nga tetë orë, erdhi pasi kompanitë zbuluan se shkurtimi i orëve të punës rriti produktivitetin e punonjësve. Gjatë Revolucionit Industrial, 10 deri në 16 orë punë në ditë ishin normale. “Ford” ishte kompania e parë që eksperimentoni tetë-orëshin dhe zbuloi se punonjësit e saj ishin më produktivë. Brenda dy viteve, fitimi i kompanisë u dyfishua.

Sudimi i pothuajse 2.000 punonjësve me orar të plotë në Britani, zbuloi  se njerëzit ishin produktivë vetëm për 2 orë dhe 53 minuta.  Pjesa tjetër e kohës u shpenzua duke kontrolluar mediat sociale, duke lexuar lajmet, duke bërë biseda që nuk kishin lidhje me punën me kolegët, duke ngrënë dhe madje duke kërkuar për punë të reja

Për njerëzit mbi 40 vjeç, hulumtimi zbuloi se një javë 25-orëshe pune mund të jetë optimale dhe efikase, ndërsa kur Suedia eksperimentoi kohët e fundit punën me gjashtë orë, zbuloi se punonjësit kishin shëndet dhe produktivitet më të mirë.

Kur jemi duke e shtyrë veten në kulmin e aftësive tona, kemi nevojë për pushime më shumë sesa mendojmë.  Studime të tjera kanë zbuluar gjithashtu se marrja e pushimeve të shkurtra nga një detyrë ndihmon të ruajmë fokusin dhe të vazhdojmë punën në një nivel të lartë.

Pushimet aktive

Por ‘pushimi’, siç thonë disa studiues, nuk është domosdoshmërisht fjala më e mirë për atë që bëjmë kur mendojmë se nuk po “bëjmë asgjë”.

Pjesa e trurit që aktivizohet kur jeni duke bërë ‘asgjë’, DMN-ja, luan një rol vendimtar në konsolidimin e kujtesës dhe parashikimin e së ardhmes.

Ajo është gjithashtu zona e trurit që aktivizohet kur njerëzit shikojnë të tjerët, duke menduar për veten, duke bërë një gjykim moral ose duke përpunuar emocionet e njerëzve të tjerë.

Me fjalë të tjera, nëse ky rrjet është i fikur, mund të përpiqemi të kujtojmë, të parashikojmë pasojat, të kuptojmë ndërveprimet shoqërore, të kuptojmë veten, të veprojmë etikisht ose të përqendrohemi tek të tjerët , të gjitha gjërat që na bëjnë funksionale jo vetëm në vendin e punës por edhe në jetë.

“Kjo ju ndihmon të shikoni rëndësinë e situatave dhe të kuptoni gjërat, pasi kur nuk I kuptoni, ju reagoni dhe veproni në mënyrë instiktive dhe bini viktimë e shumë sjelljeve emocionale, “thotë Mary Helen Immordino-Yang, një neurologe dhe studiuese në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Ne gjithashtu nuk do të ishim në gjendje të krionim ide ose lidhje të reja, pasi DMN-ja është një “llampë” që ndriçon kur jemi të relaksuar dhe të frymëzuar.

Ndoshta dhe më e rëndësishmja, nëse nuk marrim kohë për të kuptuar veten tonë, do të humbasim një element thelbësor të lumturisë.

Nju Jork

“Ne thjesht bëjmë gjëra që as vetë nuk i kuptojmë për një kohë shumë të gjatë -thotë Immordino-Yang -Kur ju nuk keni aftësinë për të futur veprimet tuaja në një kauzë më të gjerë, ndiheni të pavlerësuar dhe të zbrazët gjatë gjithë kohës. “

Të mendosh si majmunët

Por, siç e di se kushdo që ka provuar meditimin, të mos bësh asgjë nuk është çuditërisht e vështirë.  Sa prej nesh, pas 30 sekondave pauzë, prekin në mënyrë instiktive telefonat ?

Në 11 studime të ndryshme, u zbulua se pjesëmarrësit do të bënin gjithçka, madje edhe të torturonin veten me goditje elektrike, në vend të asgjëje. Dhe nuk është se iu kërkua të uleshin për një kohë të gjatë, vetëm gjashtë deri në 15 minuta.

“Është e vërtetë se puna është e rëndësishme, por po aq i rëndësishëm eshtë edhe është reflektimi aktiv mbi një çështje apo ide që keni ose duke menduar. Në fakt, çdo gjë që kërkon vizualizim të rezultateve hipotetike ose skenarëve të imagjinuar, si diskutimi i një problemi me miqtë apo leximi i një libri të mire, ndihmon gjithashtu trurin të relaksohet -shprehet Immordino -Yang -Nëse do, mund të aktivizosh DMN-në tënde edhe nëse je duke duke kontrolluar mediat sociale, por nëse po shikon vetëm një foto të bukur, DMN-ja është çaktivizuar. Por nëse i lejoni vetes që të kontrolloni mbi historinë më të gjerë të fotos, ose personit në foto, hartimi i një historie narrative rreth tij, mund të aktivizojë sërish DMN-në tuaj.”

Kur të dy të rritur dhe fëmijët e tyre u dërguan në natyrë pas aparatet celulare, për katër ditë, performanca e tyre në një detyrë që maste si kreativitetin ashtu edhe zgjidhjen e problemeve u përmirësua me 50%. Vetëm një shëtitje mund të rrisë ndjeshëm kreativitetin dhe mund të zhbëjë efektet e dëmshme të aktivitetit të vazhdueshëm

Një metodë tjetër shumë efektive për të riparuar dëmin është meditimi. Brenda një jave mund të përmirësoni kreativitetin, humorin, kujtesën dhe fokusin.

Janne Robison

“Në pjesë e luftës sonë është kontrolli ndaj frikës se nëse pushojmë për një minutë, apo largohemi nga tavolina për 15 minuta, gjithçka do të vijë duke u rrëzuar. E gjitha kjo është e gabuar”, thotë sipërmarrësja dhe trajnerja Janne Robinson.

Metafora që më pëlqen të përdor është një zjarr. Ne fillojmë një biznes, dhe pastaj pas një viti nuk mund të marrim një javë pushim, ose të punësojmë një person për tu kujdesur për punën tone sepse shumica prej nesh nuk i besojnë askujt. Ne jemi si zjarri që kërkon të shpërthejë, por nuk mundemi.

Janne Robinson.

 

Më Shumë