Futboll

Italia humb edhe Lorenco Pelegrinin, Kastrovili në vend të tij

Lajme të këqija për Italinë: Lorenco Pelegrini ka pësuar një dëmtim në kavilje që do ta lërë jashtë Euro 2020. Një lajm i keq për Mançinin pikërisht në prag të ndeshjes së parë me Turqinë. Lojtari i Romës ka lënë grumbullimin dhe në vend të tij është thirrur Gaetano Kastovili i Fiorentinës, i cili ishte me pushime.

Për Pelegrinin bëhet fjalë për një dëmtim të njëjtë me atë të pësuar në derbin e 15 majit. Ai dëmtoi kaviljen në stërvitjen e së mërkurës, në momentin kur djemtë e trajnerit Mançini po ushtroheshin me goditjet standarde. Që në momentin e parë u duk që dëmtimi ishte serioz, por për fat të mirë UEFA lejon zëvendësimin e lojtarëve dhe Kastrovili është shtuar në listën zyrtare të Italisë. Pelegrini është i dyti që lë kombëtaren italiane, pas Sensit.

Lorenco Pelegrini. Gazeta Si, 10 qershor 2021

Emocionues postimi i mesfushorit të Romës në Instagram: "Për fat të keq, ky dëmtim i makllkuar nuk do të më lejojë të luajë në Europian. Hidhërimi është i madh, por është momenti për të bërë tifo për këtë grup fantastik lojtarësh dhe burrash të vërtetë që me siguri do të japin shpirtin në çdo ndeshje. Unë besoj, forca Itali! Të gjithë bashkë!"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë