Treg

Italia eksportuesja më e madhe e spumantes në BE

Pak ditë na ndajnë nga ulja në tryezën, ku do të festojmë ndërrimin e viteve.
Kur akrepat puthen, tradita na ka mësuar që “shpërthejmë” spumanten e ndezim fishekzjarret.

A jeni kuriozë të dini për tregun e spumantes?

Në 2017, 809 milion litra spumante u eksportuan prej vendeve të Bashkimit Europian. 61% e kësaj sasie eksporti (494 mln litra) kanë shkuar në vendet e tjera të BE-së.
Italia, Franca dhe Spanja zënë 91% të eksportit të spumantes në vendet e Bashkimit. Europian.

Italia (367 mln litra të spumantes të eksportuar në 2017, ose 45% të totalit të eksportit të vendeve të BE-së), Franca (184 mln litra, 23%) dhe Spanja (183 mln litra, gjithashtu 23%) ishin vendet kryesore që eksportuan. Ato janë ndjekur prej Gjermanisë (31 mln litra, 4%) dhe Letonia (10 mln litra, 1%).

Eksporti i spumantes jashtë BE-së

Spumantja e BE-së u eksportua më së shumti drejt SHBA-ve
315 mln lirta spumante janë eksportuar jashtë vendeve të BE-së në 2017-ën, 127 mln prej të cilave, ose 40% u dërguan në SHBA, 10% në Rusi. E ndjekur nga Japonia, Zvicra, Kanadaja dhe Australia.

Importi i spumantes

BE importon spumante kryesisht prej Australisë dhe Afrikës së Jugut
Në 2017, Vendet anëtare të BE-së importuan 7.4 mln litra spumante nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Gati gjysma e tyre e kishin origjinën nga: Australia (1.9 mln litra, 25%) dhe Afrika e Jugut (1.7 mln litra, 23%). Vende të tjera origjine, të rëndësishme ishin Kili (1.1 mln litra, 15%), Zelanda e Re (0.6 mln litra, 8%), Argjentina, SHBA-të dhe Moldavia (seicila 0.4 mln litra, 5%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë