Analize

Italia çlirohet nga frika, tregjet të qëndrueshme

Tregjet e aksioneve europiane rimëkëmben në mënyrë modeste dhe ekonomia e Italisë, e treta më e madhe e eurozonës u çlirua disi pasi  obligacionet e qeverisë së saj ranë të mërkurën nga frika për trazira politike.

Indeksi i aksioneve italiane u rrit me 1.4%. Londra dhe Frankfurti ishin gjithashtu në nivele më të larta pas rënies së mprehtë të martën.

Gjithsesi, aksionet në bankat e Francës ranë prej frikës së ekspozimit të tyre në Itali.

Një ankand i obligacioneve 5 dhe 10 vjeçare italiane qeveritare do të mbahet më vonë.

Nëse shitja dështon, kjo mund të ngrejë pyetje rreth aftësisë së Italisë për të rifinancuar borxhin e saj kombëtar.

Deklaratat e sotshme thonë se Lëvizja anti-establishment 5-Yjet dhe Partia e ekstremit të djathtë Lega Nord kanë rinisur përpjekjet për të formuar një qeveri me koalicion, pasi presidenti hodhi poshtë zgjedhjen e tyre për ministrinë e ekonomisë gjatë fundjavës.

Partitë po përpiqen të gjejnë "një pikë kompromisi për një emër tjetër" pas refuzimit për ministër të këtij digasteri të euroskeptikut Paolo Savona.

Strategu i investimeve i Barclays (bankë investimesh multinacionale dhe kompani për shërbimet financiare në Londër) Hao Ran Ëee tha se tregu i bonove do të vepronte si një pengesë për planet e shpenzimeve të partive: "Asnjë investitor nuk do t'i jepte hua qeverisë italiane nëse ata e konsiderojnë atë si të paaftë për të paguar borxhin e saj."

Ankandi i sotshëm i bonove do të jetë testi i vërtetë për ndjeshmërinë e investitorëve që prej shpërthimit të krizës politike, tha strategu i Bankës DZ, Daniel Lenz.

"Nëse ankandet fillojnë të dështojnë për shkak të mungesës së kërkesës, Italia do të jetë në rrezik për të humbur aksesin në treg dhe kjo është ajo që me të vërtetë duhet patur sot kujdes".

Të martën rendimenti mbi obligacionet italiane dyvjeçare shënoi rritjen më të madhe ditore në 26 vjet, duke arritur një nivel të lartë prej 2.83%.

Ai ra përsëri sot 2.5%.

Kthimi i obligacioneve 10 vjeçare të qeverisë italiane mbetet më shumë se 3%, krahasuar me rreth 0.324% për ekuivalentin gjerman - që konsiderohet të jetë më i sigurti në eurozonë.

Tregjet e hershme në Azi ranë, me Nikkei në Tokio prej 1.4%, Kospi i Koresë së Jugut ra më shumë se 1.8% dhe Hong Kong Hang Seng 1.4%.

Rënia në rezervat aziatike pasqyroi humbjet në Shteteve të Bashkuara të martën, kur S & P 500 ra 1.2% dhe Doë Jones përfundoi me 1.6%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë