Lajme

Itali, vrasja dhe murosja e shqiptarit u porosit nga ish-e dashura

Zbardhet krimi monstruoz i një emigranti shqiptar në Itali, i cili pasi ekzekutimit, është murosur në brendësi të një vile antike në Senego, provincë e Milanos.

Katër italianë u arrestuan ditën e sotme me akuzën për vrasjen dhe murosjen në një zgavër të fshehur në një mur të Astrit Lamajt, i cili u zhduk nga Genoa në janar 2013 dhe trupi i të cilit u gjet më 15 janar 2019 në një apartament në Senago (Monza).

Hetimet kanë konfirmuar përgjegjësinë e katër italianëve të akuzuar për vrasje dhe fshehje të kufomës, duke rindërtuar skenën se kush ishte porositësi, ndërkohë që të ndaluarit kanë kryer rolin e ekzekutuesitë.

Të katërt u identifikuan falë një hetimi nga ana e policisë të koordinuar nga prokurori i Monzas dhe u ndaluan në Muggiò (Monza), Enna dhe Genoa.

Hetimet dolën në përfundimin se 47-vjeçari shqiptar, ishte vrarë për hakmarrje për një vjedhje bizhuterish dhe për shkak se ai ndërpreu një marrëdhënie romantike me një person të afërm të një prej të dyshuarve.

Pronari i shtëpisë në të cilën u gjetën eshtrat e viktimës, në kompleksin prestigjioz "Villa degli Occhi" në Senago (Monza), nuk ka lidhje me ngjarjen.

Pikërisht ish-e dashura e tij tregtare bizhuterish, 64 vjeçe, ka urdhëruar vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Lamajt për hakmarrje të dyfishtë.

Ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga terrritori italian përmes aeroportit të Genovas. Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë