Lajme

Itali, shqiptari plagos me thikë gruan

Një grua shqiptare është qëlluar me thikë në mes të rrugës nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces divorci. Ngjarja ndodhi pas një grindjeje pasditen e djeshme në Suzzara, në provincën e Mantovës.
Siç raportojnë mediat italiane, burri është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa gruaja 38-vjeçare është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Mantovës.

Shumë njerëz të cilët janë qenë dëshmitarë të kanë thënë në polici se mes ciftit shqiptar ka pasur fillimisht një përplasje verbale.
“Ti do të më shkatërrosh”, janë fjalët e bashkëshortit para se të merrte aktin ekstrem. Dëshmitarët thonë se ai e ka goditur gruan më pas me thikë, fillimisht në krahë e më pas në qafë.
Për ta ndaluar shqiptarin e dhunshëm ka ndërhyrë pronari i një palestre aty pranë, i cili thuhet se është përleshur me të. Edhe ky i fundit mësohet të ketë marrë një gërvishtje thike në gjoks gjatë përleshjes.
Autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia duke ndjekur gjurmët e gjakut ka mundur ta arrestojë atë pak metra më larg. Po ashtu ata kanë mundur të gjejnë edhe armën e krimit, thikën që shqiptari e kishte hedhur në një kabinë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë