Lajme

Itali, sekuestrohen mbi 1 ton kokainë me vlerë 250 milionë euro

Policia e Kalabrisë së bashku me ‘Guardia di Finanza’ ka sekuestruar 1.2 ton kokainë në portin e Gioia Tauro në Itali.
Siç shkruajnë mediat italiane, droga ishte fshehur në 144 pako në një enë frigoriferike të përdorur për të transportuar banane. Kontejneri, që vinte nga Amerika e Jugut, sipas dokumenteve të transportit, ishte destinuar për Gjermani.
Kokaina e sekuestruar do të kapte vlerën e 250 milionë eurove.
Në aksion kanë marrë pjesë Guardia di Finanza, Europol dhe antidroga italiane.
Aktiviteti hetimor është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të siguruar nga karabinierët dhe nga një analizë e thelluar e kryer nga financues dhe zyrtarë doganorë.
Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në territorin kombëtar italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë