Futboll

Itali, futbollisti shqiptar u infektua 3 javë para “Pacientit 1”

Ai është infektuar nga koronavirusi tri javë para Mattias, "pacientit 1" në Codogno të Italisë. Xhoni Mustafaraj, 18 vjeç, futbollist profesionist i kategorisë C me origjinë shqiptare, jeton sëbashku me familjen në San Martino Strada, në provincën e Lodit. Ai ka rrëfyer për emisionin investigativ “Le Iene” historinë e sëmundjes së tij me Covid 19, nisur 3 javë para se në Itali të konfirmohej rasti i parë i pacientit të infektuar nga koronavirusi. Më datë 2 shkurt 2020 ai u shtrua në spital për vështirësi në frymëmarrje, humbje të shqisave të shijimit, nuhatjes dhe me temperaturë të lartë.

Pati të gjitha simptomat e Covid-19 e për dy javë rresht dhe është kuruar në repartin e terapisë intensive. Më pas prej datës 13 shkurt deri më 26 shkurt në atë të dializës për shkak të dëmtimit të celulave muskulore e hyrjes së tyre në gjak, ku diagnoza ishte rhabdomiolizë. "Gjatë periudhës së sëmundjes, gati tre javë, kam humbur 10 kilogramë në peshë- thotë 18 vjeçari - Ishte e vështirë për të luftuar koronavirusin, veçanërisht gjatë shtrimit në spital në kujdesin intensiv".

 Ai luan me Pergolettese në Serie C dhe sot ai është rikthyer në jetën e tij normale dhe pothuajse e ka rikuperuar plotësisht formën e tij fizike. Nga procesverbali mjekësor i lëshuar nga spitali Maggiore i Lodi rezulton se nuk i është bërë asnjë tampon për të verifikuar se ai mund të ketë kontraktuar koronavirusin (protokolli ende nuk e parashikonte një gjë të tillë). Kështu që vetëm dy javë më parë, më 20 maj, ai bëri testin sieorologjik, duke zbuluar  se është negativ nga koronavirusi, por që trupi i tij ka formuar antikorpe që dëshmojnë se ka që i infektuar nga Covid 19. "Rezulton se unë jam negativ për koronavirusin, por që kam zhvilluar antitrupat, kështu që me shumë mundësi e kam kaluar - përfundon 18-vjeçari nga Lodi - Tani do të më duhet të kem siguri. Kështu që kam kërkuar të kryejë dhe tamponin Covid dhe jam në pritje të përgjigjes nga spitali i Lodi’’.

https://streamable.com/2qqqsl

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë