Politike

ISP apel Kuvendit: Situatë e papranueshme, 34 shkelje të Rregullores dhe Kodit të Sjelljes

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka ndjekur zhvillimet e fundit në Kuvend, të shoqëruara me incidente të rënda, bllokim të punimeve, mbledhje të parregullta, vendimmarrje formale dhe pa bazë ligjore dhe së fundi, seancën plenare të se enjtes.

ISP që monitoron respektimin e parimeve të transparencës dhe të integritetit në parlament ka listuar 35 shkelje të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit vetëm për ditën e sotme, (2 nëntor 2023).

“Rregullorja e Kuvendit, neni 61 përcakton se  “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm”, dispozitë që mund të krijojë bazë referimi për ankimim kushtetues ose argument për kontestime për interesa politike në të ardhmen.

Seanca plenare e datës 2 nëntor u parapri nga incidentet e shumta në seancën e fundit dhe në mbledhjet e Komisioneve parlamentare dhe të konferencës së kryetarëve (1/11).

Kuvendi dhe palët e përfshira, kishin kohë në dispozicion për të dëshmuar vullnet dhe lidership në evitimin e mosmarrëveshjeve dhe rikthimin e normalitetit parlamentar...”, thuhet në njoftimin e ISP.

Sipas ISP, deputetët dhe Kuvendi kanë përgjegjësinë ligjore, politike dhe publike të ofrojnë standarde më të larta etike, integriteti, transparence dhe llogaridhënie.

SHKELJE TË RREGULLORES SË KUVENDIT (2.11.2023)

1. Neni 44, pika 2, Fillimi i seancës plenare

2. Neni 44, pika 3, Njoftime në seancën plenare

3. Neni 46, pika 1, Lista e diskutimeve

4. Neni 46, pika 2, Hapja e diskutimeve

5. Neni 46, pika 3, Marrja e fjalës në seancë

6. Neni 46, pika 6, Diskutimet sipas grupeve

7. Neni 48, pika 1, Koha e diskutimeve

8. Neni 49, pika 1, Çështje të procedurës

9. Neni 52, pika 1, Ndërprerja e seancës plenare

10. Neni 55, pika 1, Kuorumi dhe vendimmarrja në seancë plenare

11. Neni 55, pika 5, Shumica që kërkon votimi

12. Neni 56, pika 1, Verifikimi i kuorumit

13. Neni 57, pika 1-4, Votimi

14. Neni 60, pika 1, Votimi i fshehtë

15. Neni 62, pika 1, Rregulli dhe sjellja

16. Neni 62, pika 2, Kodi i Sjelljes

17. Neni 67, pika 1 Paraqitja në seancë plenare

18. Neni 73, pika 1, Diskutimet në parim të ligjeve

19. Neni 73, pika 2, Sqarime nga ministri përgjegjës

20. Neni 74, pika 1, Prezantim e diskutimi në parim

21. Neni 74, pika 2, Diskutime për ligjin / aktet

22. Neni 74, pika 4, Deklarimi i kohës së votimit

23. Neni 75, pika 2, Diskutimi nen për nen

24. Neni 77, pika 1, Votimi në tërësi

SHKELJE TË VENDIMIT 61/2018 KODI I SJELLJES (2.11 2023)

25. Neni 3, pika ç) Zbatimi i Rregullores dhe Kodit

26. Neni 3, dh) Transparenca dhe përgjegjshmëria

27. Neni 5, pika 1, Deputeti dhe standardet e sjelljes

28. Neni 6, pika 1, Gjuha jo parlamentare

29. Neni 6, pika 2, Ndalimet e denigrimit / ligjërimit

30. Neni 7, pika 3, Votimi për të tretët

31. Neni 8, pika a, Solemniteti dhe imazhi i Kuvendit

32. Neni 8, pika c, Komunikimi me fjalë kortezie

33. Neni 8, pika ç, Veshje zyrtare në Kuvend

34. Neni 8, pika 2/b, Veprime ose gjestikulacione të pahijshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë