Lajme

Ismail Kadare rrëmben ‘Nobelin Amerikan’

Shkrimtari i njohur shqiptar në mbarë botën, Ismail Kadare, ka rrëmbyer çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustadt’, që njihet edhe si ‘Nobeli Amerikan’.
Njoftimi për dhënien e çmimin ‘Neustadt’ në Letërsi për Kadarenë u bë gjatë një pritje në Universitetin e Oklahoma më 16 tetor 2019, ku Kadare është laureati i 26-të që i akordohet një nderim i tillë.
Kadare është romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar, i cili ka shkruar një numër të madh veprash letrare. Fama e tij në Shqipëri nisi me poezinë dhe kur botoi romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka arritur të marrë çmime të shumta ndërkombëtare dhe konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë europianë dhe figuron si konkurrent për Çmimin Nobel që në vitin 1973.
Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare, i cili në vitin 1990 hyri në një azil në Francë. “Unë u njoha me letërsinë para se të mësoja për lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi në liri, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe në procesin krijues çojnë në përsosmëri”, do të shprehej ai. Ishte poetja bullgare Kapka Kassabova, që e propozoi Kadarenë për Çmimin “Neustadt”.
Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i ‘Letërsisë Botërore’ sot vëren se Kadare është “një nga shkrimtarët e mëdhenj të botës dhe një kampion i demokracisë dhe lirisë së fjalës”.
I respektuar shumë nga komuniteti letrar për njohjen e tij të përsosmërisë, Çmimi Neustadt shpesh përmendet si “Çmimi Nobel Amerikan” për reputacionin e tij si një hyrje në përzgjedhjen vjetore të Akademisë Suedeze. Juria është e përbërë nga autorë të mirënjohur ndërkombëtarë dhe kjo ndihmon për të mbrojtur çmimin nga presionet e jashtme nga shitësit e librave, botuesit dhe të tjerët që mund të kenë interes të ndikojnë në rezultat.
Çmimi “Neustadt” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij të origjinës në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga çmimet e pakta ndërkombëtare për të cilat poetë, romancierë dhe dramaturgë janë po aq të pranueshëm.

Të nominuarit për këtë çmim ishin:
Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare (“Broken April”, “The General of the Dead Army”)
Romancieri francez Emmanuel Carrère (“The Adversary”, “Class Trip”)
Poeti amerikan Jorie Graham, (“Fast”, “The Dream of the Unified Field”)
Romancierja dhe dramaturgia filipinase Jessica Hagedorn (“Dogeaters”, “Mango Tango”)
Romancieri guatemalas Eduardo Halfón (“Mourning”, “La pirueta”)
Romancieri palestinian Sahar Khalifeh (“Wild Thorns”, “Of Noble Origins”)
Poeti maroken Abdellatif Laâbi (“Beyond the Barbed Wire”, “The World's Embrace: Selected Poems”)
Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle (“Celia’s Song”, “Ravensong”)
Poeti vietnamezo/amerikani Hoa Nguyen (“Red Juice”, “As Long as Trees Last”)
Ky çmim i është dhënë çdo dy vite një shkrimtari të gjallë, si vlerësim për një vepër të rëndësishme. Fitues të kaluar janë edhe laureatët e Çmimit Nobel, si Czesłaë Miłosz, Gabriel García Márquez dhe Tomas Tranströmer. Fituesi i Çmimit Neustadt për vitin 2018, ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edwidge Danticat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë