Libra

Ismail Kadare nderohet në Korenë e Jugut, fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’

I njohur si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Ismail Kadare, ka “rrëmbyer” edhe një tjetër çmim. Kadare është fitues i çmimit “Pak Kyongni 2019” dhe këtë njoftim e bëri të ditur kryetari i komisionit pëzgjedhës Kim Uchang.

“Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhëniet e tyre me ngjarje të caktuara ë histori,” u shpreh Uchang në deklaratën e tij.

Ceremonia ku Kadare do të marrë çmimin i cili shoqërohet me një shpërblim financiar rreth 84 mijë dollarë, do të mbahet në 26 tetor, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut. Ky konkurs kryhet në bazë të shqyrtimeve të veprave nga 350 autorë në mbarë botën, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

Ky çmim është krijuar që prej vitit 2011 nga Qendra Kulturore Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë. Gjatë viteve të kaluar kanë fituar shkrimtarë të ndryhem. Në vitin 2018, me këtë çmim u nderua amerikani Richard Ford, ndërsa në vitin 2017 çmimi iu dha britanikut Antonio Byatt. Fitues të tjerë kanë qenë Ngugi wa Thiong'o nga Kenia në 2016, Amos Oz nga Izraeli në 2015 e të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë