Vende dhe Udhetime

Islanda vendi më i sigurt për të bërë pushime

Islanda është vendi më i sigurt për të shkuar me pushime. Ndërsa vendet më të rrezikshme janë Turqia dhe Afrika e Jugut.

Islanda renditet si vendi më paqësor në botë, duke e mbajtur veten absolutisht larg konflikteve. Vendi ka mbetur një destinacion mahnitës për bukuritë e veta natyrore.

Studiuesit të cilët kanë studiuar normat e krimit, rrezikun e fatkeqësive natyrore, çështjet shëndetësore etj.

Pas Islandës në listën e destinacioneve më të sigurta e zënë Ermiratet e Bashkuara Arabe. Vendi i tretë më i sigurt në renditje është Singapori, megjithëse studiuesit theksojnë se vendi ka një rrezik të moderuar të virusit zika. Spanja vjen në vendin e katërt, ndërsa Australia në vendin e pestë.

Në top dhjetshe futen edhe Kanadaj, Japonia, Maroku, Jordania dhe Barbados zë vendin e dhjetë.

Në top dhjetëshe futen edhe Kanadaja, Japonia, Maroku, Jordaniadhe Barbados zë vendin e dhjetë.

Afrika e Jugut renditet ndër vendet më të rrezikshme për shkak të rreziqeve shëndetësore, që përfshijnë, difterinë hepatitus A, malaria dhe schistosomiasis.

Ndërsa Turqia gjithashtu renditet në vendet e rrezikshme për shkak të rreziqeve të larta të krimit dhe probabilitetit shumë të mundshëm të terrorizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë