Vende dhe Udhetime

Ishulli që pranon vetëm 1000 vizitorë në vit

Nëse dëshironi të vizitoni ishullin Montecristo të Italisë ose dëshironi të zhvendoseni atje për të jetuar, kemi disa lajme të këqija. Ky ishull mund të jetë atraksioni më ekskluziv i turizmit në Itali. Ishulli skenik rreth 40 milje larg bregut të Italisë kontinentale dhe pjesë e arkipelagut toskan pranon vetëm 1000 turistë në vit. 600 prej të cilëve duhet te jenë student,që do të thotë vetëm 400 të rritur mund të vizitojnë Montecriston. Për më tepër, vizitoret duhet që këtë turne ta bëjnë mes datave 1 prill deri me 15 korrik, ose nga 31 gushti deri më 31 tetor.

Kufizimi i vizitorëve është një rregullore e Bashkimit Europian e projektuar për të ruajtur mjedisin delikat të ishullit. Vetëm 10 vjet më parë, Montecristo u mbyll plotësisht për të gjithë vizitorët. Zonat e panjollosura të Montecristos kanë qenë prej kohësh një prej vendeve më të pëlqyera të turistëve. Ishulli i vogël gjashtë kilometra largon është i mbuluar me bimë aromatike dhe rozmarinë. Është gjithashtu një zonë fenomenale për zbulimin e jetës së rrallë detare, sidomos balenave. Vizitorët gjithashtu mund të eksplorojnë rrënojat e një manastiri të lashtë, që gjendet në majë të një rrjeti të aksesueshëm të shpellave. Ishulli është më shumë se 5 milionë vjeçar dhe daton në kohën e Etruskëve të lashtë, Grekëve dhe Romakëve - të gjithë ata që sunduan ishullin gjatë gjithë historisë.

Nëse dëshironi të vizitoni këtë ishull, zyrtarët kërkojnë që grupi juaj të përbëhet nga 40 veta.

"Aplikantët individualë që nuk janë të organizuar në grupe prej të paktën 40 personash mund të hasin vështirësi në organizimin e udhëtimit", tha për The Local, Aurora Ciardelli, një zëdhënëse e Parkut Kombëtar të Arcipelagut të Toskanës. Pasi ta keni gati grupin tuaj, hapi tjetër është të kërkoni autorizim me Grupimin e Biodiversitetit të Karabinierëve - Departamenti i Biodiversitetit të Follonica. Kërkesat për autorizim duhet të pranohen deri më 31 janar të vitit që keni planifikuar për ta vizituar.

Nëse ju aprovohet kërkesa, një veprim që ka të ngjarë të marrë shumë përpjekje për shkak të kërkesave për vizita në ishull, ju duhet të siguroni anijen tuaj për në ishullin e izoluar. "Ishulli nuk ofron anije të planifikuara dhe prandaj ata që marrin autorizimin për të vizituar duhet të gjejnë në mënyrë të pavarur një anije të përshtatshme për të mbuluar afro 40 milje detare nga kontinenti", tha Ciardelli. Nuk është dhënë leja për të vizituar Montecristo? Për fat të mirë, ka edhe ishuj të tjerë në arkipelagun toskan që mund të vizitoni. Elba, më i madhi i zinxhirit të shtatë ishujve, është i njohur për plazhet e tij dhe, siç njihet si vendi i mërgimit të Napoleonit, gjithashtu veçohet edhe për numrin e vendeve historike.

Pesë ishujt e tjerë në arkipelagun e Toskanës janë Giglio, Giannutri, Capraia, Pianosa dhe Gorgona, të cilët gjithashtu kanë pamje që të lënë pa frymë dhe fshatra të çuditshëm që ofrojnë aktivitete të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë