Vende dhe Udhetime

Ishulli grek, i pari që ndalon totalisht pirjen e duhanit

Ishulli grek i Astypalea, pseudonimi i të cilit është “flutura e Egjeut Jugor”, ka vendosur të bëhet ishulli i parë për ndalimin e pirjes së duhanit.

Shumë plazhe greke janë të mbushura me plehra, duke përfshirë edhe mbetjet e cigareve. Çdo vit, një ekip vullnetarësh nga një organizatë jofitimprurëse pastrojnë plazhet rreth Greqisë.

Kryebashkiaku i ishullit deklaroi se ndalimi i duhanit është një zgjedhje e propozuar nga banorët dhe vizitorët, jo nga politikanët. Ata madje kanë krijuar një hashtag për të promovuar këtë ligj”, tha ai.

Autoritetet lokale inkurajojnë shpesh herë vizitorët të lënë duhanin dhe të angazhohen në sporte si çiklizmi. Një fakt i pazakontë, por emocionues është se fushata e këtij ishulli sponsorizohet nga kompania më e madhe greke e duhanit, e quajtur Papastratos.

Falë këtij ligji, ishulli fokusohet në promovimin e mirëqenies dhe një jete të shëndetshme dhe cilësore për njerëzit dhe turistët që vizitojnë Astypalean e bukutr dhe ngritjen e zërit për ndotjen e plazheve të shkaktuara nga bishtat e cigareve.

Beach Cleaning. Cleaning dirty beaches by the action of man. Sustainability of the planet and preservation of nature.

Mirëpo nga ana tjetër, Greqia është renditur ndër vendet me shkallën më të lartë në Evropës për konsumimin e duhanit. Gjithashtu vendi fqinj konsiderohet delja e zezë në Evropë për mos respektimin e ligjeve kufizuese kur bëhet fjalë për pirjen e duhanit në hapësirat publike dhe private.

Gjatë një interviste, kryebashkiaku i Astypalaias u pyet nëse duhanpirësit do të jenë të padëshiruar në ishull.

“Jo, natyrisht që jo”, tha ai. “Përkundrazi. Ne i mirëpresim duhanpirësit dhe shpresojmë që nëse ata mund të qëndrojnë, të paktën për pak kohë pa pirë duhab, ndoshta do të vendosin ta lënë dhe të zgjedhin një mënyrë më të shëndetshme jetese “.

 

Më Shumë