Vende dhe Udhetime

Ishujt sekretë të Francës

Janë pak të njohur por super elegantë dhe mundësi shumë të mira për të kaluar pushimet kur pandemia të kalojë.

Grande
Pak më shumë se 20 milje në jug të Xhersit, ishulli Grande është një ndër më të vegjlit por prapë ka gjashtë plazhe, një fortesë dhe një fshat të vogël.

Ouessant
Ouessant është plot me plazhe, shkëmbinj dhe anije. Historitë më të bukura me marinarë dëgjohen këtu.

Port-Cros
Port-Cros pa makina apo biçikleta ofron një udhëtim në shtigje të shënjestruara nëpër pyje apo ecje buzë detit.

Cavallo
Shtëpia të vjetra me pamje madhështore dhe plazhe me gurë gjigantë. E vjetra takon modernen.

Vendée
Është një botë tjetër në këtë ishull, me vende parahistorike dhe një kështjellë. Kjo nuk ndodh me ushqimin. Deti është i pasur me pafund lloje peshqish.

Brittany
Bregdeti i Brittany është i lidhur me ishujt që vizitohen nga turistët.  Ju mund të merrni një traget për të parë kopshtet e bukura, shtëpitë e veçanta dhe mullinjtë që punojnë akoma.

Bendor
Bendor u ble nga mbreti i asaj kohë në vitet 1950 që e ktheu në një zonë defrimi për të dhe miqtë e tij. Tani i hapur për turistët, ishulli shkëmbor është shtëpia e një koleksioni të rrallë vere si dhe librave për të bërë kokteje.

Aix
Një ishull me vetëm 250 banorë ku për 3 orë mund ta vizitosh të gjithin me vende për të notuar, ushqime për të ngrënë dhe shumë histori për të dëgjuar.

Houat
Houat një ishull më pak i njohur i cili është i gjatë vetëm tre milje. Një nga plazhet e saj, Goured, është pothuajse gjysma e gjatësisë së ishullit. Së bashku me shtëpitë blu dhe varkat e peshkimit shumëngjyrësh, Houat ka një muze që eksploron botën e organizmave mikroskopikë.

Saint-Honorat
Ky ishull krenohet jo vetëm me plazhe dhe shëtitje, por edhe me versionin e vet të 'limoncello-s' që ato e quajnë 'Lerincello'.
Është e bërë me limonë nga murgjit që kanë jetuar në ishullin e vogël që nga Shekulli 5.

Arz
Atë e quajnë edhe Ishulli i Kapitenëve pas kohës kur shumica e banorëve iu bashkuan marinës (një muze tregon historinë). Në pjesën kryesore të ishullit, një fabrikë e shekullit XVI është rikthyer në gjendje pune.

Burimi: DailyMail. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë