Vende dhe Udhetime

Ishujt grekë “Covid free” që pritet të mësyhen nga turistët në verë

Zyrtarisht, kjo është një zgjedhje e diktuar nga nevojat organizative dhe praktike, të lidhura me vështirësinë e udhëtimit, por prapa vendimit të Greqisë për të vaksinuar kundër Covidit, si përparësi banorët e ishujve të vegjël, perla të Egjeut, një destinacion turistik gjatë verës, shumë prej njerëzve, në të vërtetë shohin një strategji ekonomike dhe të marketingut në mënyrë që të riniset turizmi sa më shpejt të jetë e mundur pas sezonit katastrofik të vitit të kaluar.

"Ishujve të largët të Greqisë, u është dhënë përparësi për shkak të rrezikut që qendrat e vogla mjekësore të mos mbingarkohen nga raste serioze të Covid-19", shpjegojnë zyrtarë nga qeveria greke, duke argumentuar gjithashtu se është më e shtrenjtë dhe jo efikase të dërgosh personel mjekësor disa herë.

Të gjithë të vaksinuar në ishujt grekë me më pak se një mijë banorë

Në Greqi, ishujt më të vegjël, ata me jo më shumë se 1.000 banorë të qëndrueshëm, përmbushin kriteret e sistemin parësor të programit të vaksinimit Covid të vendit, i cili është i shkallëzuar nga grupet e rrezikut dhe moshave dhe e gjithë popullsia e rritur do të vaksinohet.

Në disa ishuj, të vendosur në skajin lindor të territorit helen, siç është Kastellorizo ​​i cili ndodhet më pak se 3 km nga brigjet e Turqisë, e gjithë popullata tashmë është vaksinuar dhe në këto ditë, të tjerët do të shtohen në lista.

Këto janë dhjetëra territore që në funksion të verës, do të jenë në gjendje të mbështeten në një lloj pasaporte vaksinimi virtuale dhe kështu të mirëpresin turistë nga jashtë, gjithashtu të vaksinuar në mënyrë rigoroze.

Sezoni turistik fillon nga 14 maji

Në Greqi, ka mbi njëqind ishuj të banuar në mënyrë të përhershme, nga të cilët, vetëm rreth pesëdhjetë tejkalojnë pragun e një mijë banorëve.

Pjesa tjetër, mund të përfaqësojë një destinacion të privilegjuar tashmë në pranverë, kur qeveria lokale shpreson se ata do të mësyhen nga turistët për të rinisur aktivitetin kryesor ekonomik të vendit.

Vetë Ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis, njoftoi se qëllimi i qeverisë greke është të përurojë sezonin e verës, duke filluar nga 14 maji dhe duke hapur kufijtë për të gjithë ata që kanë marrë vaksinën anti-Covid ose provojnë se janë negativë nga koronavirus.

Athina kërkon certifikatën e vaksinimit të BE

E njëjta shpresë që vjen edhe nga ishujt e tjerë, të cilët aktualisht janë të përjashtuar, sepse ata janë pak mbi pragun, siç është Astypalaia, autoritetet lokale të së cilës kanë kërkuar që Ministria e Shëndetësisë, të përfshihet paraprakisht në programin e vaksinave anti-Covid.

Në fakt, nuk është mister që Athina është në ballë të vendeve që nxisin për një certifikatë të vaksinimit të BE dhe se është gjithashtu e përfshirë në marrëveshje bilaterale me vende të tilla, si Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia.

Në fund të fundit, turizmi përfaqëson një të pestën e ekonomisë së vendit, i cili, megjithatë, vitin e kaluar, pa vetëm 7.4 milionë turistë të huaj.

Qeveria greke, tha se për këtë verë, synon të tërheqë të paktën 50% të 31.3 milionë njerëzve që vizituan vendin para emergjencës së pandemisë Covid 19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë