Vende dhe Udhetime

Ishuj të çuditshëm që fshehin shumë sekrete

Kur mendojmë për destinacionin e përsosur të pushimeve, ne shpesh kemi një ishull të bukur tropikal në mendje. Megjithatë, disa ishuj devijojnë nga ky stereotip aq keq sa që meritojnë të renditen në një artikull të veçantë.

Ishulli Goqui
Ishulli Goqui është shembulli i përsosur që natyra gjithmonë bën punën e saj nëse e lëmë atë në paqe. Ky fshat u braktis pasi peshkatarët u shpërngulën në kontinent dhe që atëherë Natyra Nënë mori përsipër, duke mbuluar gjithçka me ‘batanijen’ e gjelbër.


Iluzioni "ujëvarë nënujore" në ishullin Mauritius
Ishulli Mauritius është një vend i bukur, dhe përveç të qenit një parajsë tropikale, pamja e saj unike natyrore ka krijuar një iluzion të mahnitshëm. Kur shihet nga sipër, lë përshtypjen sikur po shihni një ujëvarë nënujore.

Ishulli i Gjarpërinjve
Ishulli i gjarprinjëve mori këtë nofkë për një arsye. Ky është vendi i gjarprinjëve më helmues në botë, Lancehead Artë. Disa specialistë vlerësojnë se ka rreth 4000 gjarpërinj që jetojnë atje, që do të thotë një gjarpër për çdo metër katror. Ky vend është kaq i rrezikshëm që qeveria braziliane ka ndaluar të gjithë vizitorët.


Ishulli Bouvet
Ishulli Bouvet është ndoshta ishulli më i largët në mbarë planetin. Është vendosur në pikën më jugore të Oqeanit Atlantik. Për shkak të izolimit total të tij, ai është zbuluar disa herë. Zbulimi i parë i përket Jean-Baptiste Charles Bouvet de Lozier. Ai e vuri re këtë ishull në 1739, megjithatë, informacioni i tij ishte kaq i pasaktë saqë askush nuk mund ta gjente këtë ishull përsëri deri në 1808, kur britaniku James Lindsay, vajti atje dhe e quajti ishulli Lindsay. Më në fund pas disa mosmarrëveshjeve, në vitin 1971 emri dhe kredia e zbulimit iu dha zyrtarisht Jean-Baptiste.

Ishulli Clipperton
Ishulli Clipperton është një atol i vogël koralesh që është vetëm 6 km2 që ndodhet në Oqeanin Paqësor. Në fillim të viteve 1900 është përdorur për nxjerrjen e gurëve. Rreth vitit 1910 u ndërtua një qendër dhe rreth 100 njerëz jetuan në ishull, duke përfshirë familjet dhe fëmijët. Çdo 2 muaj ata furnizoheshin me ushqim përmes një anije. Në vitin 1914 anijet u ndaluan për shkak të Luftës Civile meksikane. Njerëzit në ishull u harruan dhe thuajse të gjithë vdiqën për shkak të mungesës së ushqimit, ata që shpëtuan ishin vetëm 3 gra dhe 8 fëmijë, të cilët u evakuuan nga një anije amerikane.

Ishulli Ernst Thalmann
Ishulli Ernst Thalmann është një ishull i vogël pranë Kubës. Në vitin 1972, kreu kuban Fidel Castro priti një vizitë për udhëheqësin e Gjermanisë Lindore Erich Honecker dhe gjatë asaj kohe ishulli u emërua në nder të Ernst Thälmann dhe iu dha Republikës Demokratike Gjermane. Gjëja e ndërlikuar është se që kur Muri i Berlinit ra dhe Gjermania Perëndimore dhe Lindja u bë një shtet, ishulli Ernst Thälmann nuk është përmendur në asnjë dokument. Me fjalë të tjera, teknikisht kjo pjesë e vogël e tokës është pjesa e fundit e mbijetuar e Gjermanisë Lindore.


Atrium Palmyra
Atrium Palmyra është formuar nga koral dhe është një nga vendet më të izoluara në Tokë. Ka laguna të bukura që mbulohen nga pyje të dendura Tingëllon si një parajsë, megjithatë ka shumë supersticion që rrethojnë ishullin. Ka pasur disa zhdukje misterioze të anijeve në dhe rreth tij. Nëse dëshironi të vizitoni atë, ju duhet të merrni leje të posaçme pasi numri i udhëtarëve është shumë i kufizuar.


Ishulli Vulcan
Në veri të Filipineve, ka një liqen me emrin Taal. Në atë liqen, ekziston një ishull i quajtur Taal Vulcano. Në mes të atij ishulli, ka një liqen tjetër, i cili është teknikisht krateri i përmbytur i një vullkani, dhe brenda këtij liqeni gjendet edhe një ishull, ishulli Vulcan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë