Lajme

Ishte zhdukur prej 24 orësh, gjendet 12-vjeçarja nga Durrësi

Një 12-vjeçare nga Durrësi, e cila ishte zhdukur pa gjurmë që prej mesditës së djeshme, është gjetur sot nga policia.

E mitura mësohet se është gjetur në afërsi të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” të qytetit bregdetar. Prindërit i ishin drejtuar me një denoncim policisë, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Kanë qenë qytetarë  ata që kanë raportuar në polici, pasi kishin parë njoftimin në media për zhdukjen e saj.

Vajza është derguar në banesën e saj, ndërsa dy inspektorë policie kanë shkuar në banesën e familjes për të pyetur se përse ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë nga shtëpia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë