Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit Shkodër më 21 qershor të këtij viti e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.