Një 34-vjeçar i shpallur i humbur që nga data 7 korrik është gjetur i groposur pranë varrezave të një fshati në Nikël të Krujës.
Bëhet fjalë për shtetasin Kejsi Hysa, banues në Gjormë të Kurbinit.
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e të gjithave rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.