Ka ndodhur

Ishte për pelegrinazh në Përmet, e mitura rrëzohet në humnerë

Një vajzë 12-vjeçare ka rënë në një humnerë në fshatin Lipe të Përmetit. E mitura është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, vajza është nxjerrë nga humnera dhe është dërguar në spital, por nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Ajo ndodhej me prindërit e saj dhe të afërm në vendin e pelegrinazhit për besimtarët ortodoksë me rastin e ditës së Shën Elenës.

Ashtu si çdo vit, ata vizitojnë kishën që ndodhet ngjitur me shpellën, një nga pikat e bukura panoramike mbi Lipe të Përmetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë