Ka ndodhur

Ishte në kërkim në Shqipëri dhe Gjermani, prangoset në Tiranë 44-vjeçari

Një 44-vjeçar, që për policinë njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është vënë në pranga mëngjesin e të mërkurës.

Ai kishte dy identitete, pasi njihet si Erjon Markol, por dhe Sefer Markola dhe është arrestuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Markola është dënuar pasi më datë 31 mars të këtij viti, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë një person. 44-vjeçari është dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë