Ka ndodhur

Ishte në gjendje të dehur, vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari

Një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri.

Sipas policisë, rreth orës 21:10 të së hënës në Rrogozhinë, shtetasi A.H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia thotë se i riu u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë