Ekstradohet nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje 35-vjeçari nga Kukësi Granit Shehu, që është dënuar me 16 vite burg më datë 03.10.2018.
Ai u kap në Angli më 20 shkurt të këtij viti, ndërsa sot është ekstraduar.
Siç njofton policia, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.
Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M. Sh.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester/Britani e Madhe, u bë i mundur arrestimi i tij në Britani të Madhe, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.