Ka ndodhur

Ishte duke u larë, mbytet 12-vjeçarja në lumin Drin

Një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin mesditën e të mërkurës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e e quajtur “Ura e Lushës”,  njësia Administrative Arras, Dibër.

Dyshohet se e mitura ka qenë duke u larë dhe është mbytur. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të vajzës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë