Ka ndodhur

Ishte dënuar me 20 vite burg, vetëvaret në qeli i burgosuri në Peqin

Një i burgosur në burgun e Peqinit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij, në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Bëhet fjalë për shtetasin Gjergj Selimi, i cili ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe i kishin mbetur edhe 2 vite dënim.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar Selimin në këtë veprim.

Grupi hetimor ka shkuar në burgun e Peqinit dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë