Ka ndodhur

Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” ish zv/ministren e Brendshme

Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda, me akuzën për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Të njëjtën masë sigurie, gjykata dha edhe për avokaten Majlinda Hasani dhe biznesmenen Florida Beu.

Voda ka mbërritur në Gjykatë e shoqëruar nga një automjet i policisë para se përballej me provat e prokurorisë. Ajo akuzohet se ka premtuar ndërhyrje për punësimin e një personi në administratë dhe ka marrë dhuratë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk.

Sipas SPAK, në cilësinë e zv/ministres së Brendshme, Voda ka pranuar dhe ka marrë para dhe përfitime të tjera materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2019 për një çështje tjetër, që ende nuk bëhet e ditur ku ka rënë në përgjime avokatja Majlinda Hasani.

Në dosje thuhet se në  13 shkurt 2020, Hasani, Florida Beu dhe Rovena Voda, kanë zhvilluar  një takim, ku  Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas Prokurorisë, i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Dyshohet, sipas SPAK, që Rovena ka marrë dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi dhe më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë