Politike

Ish-zv.kryeministrja padit Ramën 6 vjet pas shkarkimit nga detyra

Ish zv.kryeministrja Ledina Mandia ka paditur në gjykatë kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar që të rikthehet sërish në detyrën e Avokates së Përgjithshme të Shtetit.

Mandia u largua nga detyra më datë 7 tetor të 2013-ës, me urdhrin 156, menjëherë pasi socialistët morën pushtetin. Pas pothuajse 6 viteve ajo i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe për të zhbërë urdhrin.

Çështja është regjistruar më 29 mars në Gjykatën Administrative, me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Edi Ramën dhe Avokaturën e Shtetit.

Ledina Mandia ishte zv.kryeministre e zgjedhur nga Partia Demokratike për disa muaj, pas marrëveshjes së 17 Majit, që kryeministri Edi Rama bëri me kryedemokratin Lulzim Basha për ta nxjerrë nga çadra dhe për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare.

Ledina Mandia ka lindur në Shkodër. Ajo ka mbaruar fakultetit Juridik në qytetin e Shkodrës. Më pas ka punuar si pedagoge e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Më pas në karrierën e saj, Mandia gjatë qeverisjes së PD-së u emërua si Avokate e Shtetit, gjatë mandatit të dytë të qeverisjes “Berisha”.

Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama, Mandia, e moshës 45-vjeçe, u largua nga kjo detyrë dhe u emërua në Presidencë, si këshilltare juridike e presidentit Bujar Nishani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë