Lajme

Ish-Miss Irani bllokohet në aeroportin e Manila: “Në Teheran ata do të më vrisnin”

Bahareh Zare Bahari, mbretëresha e bukurisë së Iranit, ka qenë në aeroportin ndërkombëtar të Manila për gati dy javë. Ajo thotë se do të vritet nëse detyrohet të kthehet në Teheran, dhe ka kërkuar azil politik në Filipine.
Bahareh Zare Bahari pretendon të kërkohet nga qeveria iraniane për shkak të pozitës së saj antiqeveritare.
Në një njoftim për shtyp javën e kaluar, departamenti i emigracionit në Filipine tha se agjensia ndërkombëtare e Policisë Interpol lëshoi një kërkesë në mbarë botën, një paralajmërim të kuq, për ta arrestuar atë.
“Unë jetoj këtu që nga viti 2014 dhe nuk jam kthyer në Teheran. Unë kam sqaruar shumë herë se nuk mund të ballafaqohem me një çështje penale në Iran sepse unë jetoj këtu”, është shprehur ish-missi për CNN.
Bahari është e kufizuar në një dhomë pasagjerësh në Terminalin 3 të aeroportit ndërkombëtar Ninoy Aquino të Manila, që kur arriti në Dubai 12 ditë më parë. “Jam vërtet e lodhur, kam një avari nervore”, tha ajo, duke shtuar se pasiguria për çështjen e saj po e konsumon atë.
Bahari beson se ishte në shënjestër për të mbështetur Reza Pahlavi, djalin e Shahut iranian të rrëzuar nga revolucioni i vendit në vitin 1979 dhe iku nga Irani pas revolucionit që çoi në krijimin e Republikës Islamike të Iranit. Para vitit 1979, në fakt, Irani ishte një monarki e sunduar nga dinastia e Pahlavi, e cila kishte kapur pushtetin në 1925 dhe e bëri Iranin aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Mbretëresha e bukurisë së fundmi kishte përdorur një imazh të Pahlavi dhe flamurin e ish-monarkisë iranian gjatë një konkursi. Bahari shtoi se ajo ishte në shënjestër edhe për shkak të aktivizmit të saj shoqëror në Iran: vajzat duhet të mësojnë se “ato nuk janë sende, nuk janë lodra, ato janë qenie njerëzore dhe kanë të njëjtat të drejta si burrat”, kishte thënë disa herë nëpër konkurse bukurie. As Departamenti i Emigracionit në Filipine dhe Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, ashtu si nuk kishte përgjigje nga ambasada iraniane në Manila dhe nga qeveria iraniane në Teheran.

Bahari u transferua në Filipine rreth pesë vjet më parë për të studiuar stomatologji dhe që prej asaj kohe ka marrë një vizë studentore e cila rinovohet çdo vit. Ajo tha se viza e saj ekzistuese është e vlefshme deri në janar të vitit 2020, por iu mohua hyrja në terminalin e aeroportit kur u kthye në Filipine më 17 tetor nga një udhëtim në Lindjen e Mesme, gjatë së cilës ajo kërkoi azil. Por paralajmërimi i kuq mbetet një mister.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë