Futboll

Ish-lojtari italian: Strakosha pozitiv! Por vëllai i portierit mohon gjithçka

Tomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare, dhe mesfushori i Milanit, Frenk Kesi, mund të jenë infektuar nga koronavirusi. E deklaron Masimo Brambati, një ish-lojtar i Torinos dhe Barit. Lajmi është publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, që i referohet deklaratës së Brambatit për dy raste të reja pozitive në Serinë A.

“Një lojtar i Milanit dhe një lojtar i Lacios janë pozitivë me koronavirus. Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në kavilje, nuk është e vërtetë, është pozitiv, ka bërë një tampon. Lojtari i Milanit i infektuar është Kesi, i cili ka udhëtuar bashkë me Gervinho nga Afrika”, - ka thënë Brambati.

Masimo Brambati, ish-lojtari i Torinos. Gazeta Si, 26 maj 2020

Deklarata e tij ka sjellë reagimin e vëllait të Strakoshës, Dhimitrit, i cili e quan të turpshme atë që thotë ish-lojtari, duke ngritur akuza të pabaza. Klubet e Lacios dhe Milanit ende nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë