Shpresa Beçaj rikthehet si gjyqtare, por jo në Gjykatën e Lartë ku ka mbajtur postin e kryetares nga viti 2008-2013, por në Gjykatën e Apelit Tiranë.
KLD vendosi të rikthejë në detyrë Shpresa Beçajn, pasi ka fituar gjyqe.
Pasi i mbaroi mandati si kryetare e Gjykatës së Lartë në vitin 2013, Beçaj kishte kërkuar të emërohej gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Tiranë, këerkesë, që në atë kohë, u rrëzua nga KLD. Për këtë arsye, ajo kishte paditur në Gjykatën Administrative KLD-në, për të cilën ajo fitoi gjyqin, 42 paga dhe rikthimin në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të rikthejë në detyrë edhe gjyqtaren Pajtime Fetahu.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke mos shkarkuar asnjë nga gjyqtarët Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.
Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, KLD vendosi masën 'Vëretje'
KLD në mbledhjen e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta në funksionin e kryetarit të këtij institucioni, ka pranuar dorëheqjen e gjyqtarëve Merita Xhani dhe Brunilda Kasmi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.