Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira është kallëzuar penalisht për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Mësohet se kallëzimi është bërë në Prokurorinë e Elbasanit nga kryetari i ri i bashkisë, Nuri Belba.
Kryebashkiaku Belba, teksa ka dorëzuar kallëzimin penal për “shpërdorim detyre”, në dokumentin drejtuar organit të akuzës ka argumentuar edhe rastin për të cilin ka bërë padinë.
Ish-kryetarja e bashkisë nga radhët e LSI-së akuzohet për tenderin e ndërtimit të “fushës së sportit” në Përrenjas, dhe sipas pretendimeve të kryebashkiakut aktual, paraardhësja e tij ka shpërdoruar detyrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.