Sport

Ish-futbollisti Juve, kandidat për drejtimin e Arsenalit

Në radhët e topçinjve ai fitoi 3 tituj kampionë të Premier League dhe fitoi gjithashtu 3 Kupa të Anglisë dhe për tifozët e Arsenal ai është një ikonë.

Patrick Vieira është emri i radhës që po lakohet shumë për të marrë drejtimin e Arsenalit për sezonin tjetër. Vieira që aktualisht drejton New York City në kampionat amerikan të futbollit ka fituar terren kohët e fundit dhe po shihet si një prej alternativa më të mira.

Patrick Vieira pas largimit nga Inter në vitin 2010 u bë pjesë Manchester City, ku më pas u bë pjesë e manxhimit dhe tani në rolin e trajnerit. Edhe skuadra e New York është pjesë e grupit City Football Gruop.

Pas 22 vjetësh Wenger nuk po arrin të administrojë me Arsenalin dhe pavarësisht investimeve skuadra është larg objektivave. Ndërsa në kampionat është në vendin e gjashtë e vetmja rrugë për të shkuar në Chanpions League është Europa League, ku në gjysmëfinale do ndeshet me Atletico Madrid.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë