Lajme

Ish-deputetja e LDK në Kosovë: Ballkani i hapur’ thikë pas shpine për Kosovën

Ish-deputetja e LDK në Kosovë, Melihate Tërmkolli e pranishme në protestën e ish-kryeministrit Berisha në Tiranë, e quajti një thikë pas shpine për Kosovën, projektin e ‘Ballkanit të hapur’.

“Një thikë pas shpine Kosovës e shqiptarëve. Sot ne, këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë, dhe nuk është e vogël. Fuqia e popullit është e madhe. Do ta kundërshtojmë këtë pakt, që do të thotë një Jugosllavi e re, përpjekja e fundit e Vuçiç të realizojë planet. Vuçiç është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit, e kritikon se nuk përfundoi gjenocidin kundër shqiptarëve, sepse nuk i hodhi në det shqiptarët e të merrte Kosovën”.

Ajo tha gjithashtu se në Kosovë ka zëra të disa mbështetësve të George Soros, që vendi mund ta pranojë Ballkanin e Hapur, nëse Serbia e njeh Kosovën, por ajo tha se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

“Edi Rama bën mirë ta shpallë nul këtë pakt, nuk e duron Kosova, nuk e durojnë shqiptarët. Amerika është me popullin shqiptar, ndërsa shqiptarët janë me Sali Berishën. Shqiptaria ka dy liderë dhe prijës historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha”, tha ndër të tjera ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë