Bota

Ish-avokatja e Donald Trump shpallet fajtore në Georgia për ndërhyrje në zgjedhje

Gazeta Si - Sidney Powell, ish-avokate e ish-presidentit amerikan Donald Trump, është shpallur fajtore për çështjen e interferencës elektorale në Georgia.

Procesi ka të akuzuar ish-presidntin e SHBA-ve dhe 19 mbështetës të tjerë të tij, pasi tentuan të përmbysnin rezultatet në kutitë që çuan në fitoren e Joe Biden.

Marrëveshja e Powell për pranimin e fajësisë erdhi një ditë para fillimit të zgjedhjes së jurisë për procesin e saj. Avokatja akuzohet për shtatë krime të konspiracionit elektoral për zgjedhjet e 2020-ës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë