Muzike

Isaac Hayes, njeriu që ndryshoi muzikën soul

Trashëgimia e Isaac Hayes vazhdon të jetë e paprekshme. Edhe tani, një dekadë pas vdekjes së këngëtarit, akoma nuk ka një biografi të tij. Fansat më të rinj mund ta kujtojnë atë si zëri i Shefit në “South Park”, ndërsa fansat më të vjetër mund ta kujtojnë atë që nga fillimet e tij, si një Kazanova i zjarrtë i cili joshi fansat me këngët e tij për zemrat e thyera dhe u bë babai i 14 fëmijëve.

Por Hayes kishte më shumë se humori apo seksi. Në verën e para ’50 viteve ai publikoi një nga albumet më ekstravagante dhe të bukur të muzikës së të gjitha kohërave, “Hot Buttered Soul”. Albumi me një kohëzgjatje prej 45 minutash, ndryshoi jo vetëm zërin e soul por edhe shkallën e tij. Hayes, i cili e prezantoi veten me gjithë mburrjen e këngëtarëve të tjerë të muzikës soul por me gjysmën e volumit, e ndryshoi konceptin e zërit të lartë që kishte përcaktuar muzikën soul në vitet 1960 me diçka më konceptuale dhe medituese.

“Isaac ishte thjesht fantastik”, tha bateristi Willie Hall, i cili kishte punuar me të në “Stax Records”. “Ai do shifte lart në majë të kokës së tij, duke u munduar të gjente një ide, dhe bum, ajo do vinte, perfekte”. Hayes rrallë kujtohet si një njeri enigmatik, njeri krijues dhe madje si një lider politike. Por ai ishte në njëfarë mënyre, një njeri me ngjyrë i cili vinte nga një e kaluar e vështirë. Ai kishte lindur në varfëri të madhe dhe ka lëvizur shpesh në pjesë të ndryshme të Tennessee, ku familja e tij gati sa nuk ngrinte nga i ftohti në dimër dhe vuante nga uria gjatë gjithë vitit, por kjo eksperiencë e bëri atë të ngrihej dhe jo të mposhtej. Ai ndihmoi në regjistrimin e votuesve me ngjyrë në Jug, kërkoi një prezantim më të mirë të tyre në Stax dhe krijoi një grup të quajtur “Black Knights” për të protestuar mbi brutalitetin e policisë dhe diskriminimet në Memphis. Në albumin “Hot Buttered Soul” ai shprehu besimin e tij në fuqinë e njerëzve me ngjyrë.

Albumi ishte një produkt por edhe një ndarje nga puna e tij e hershme tek Stax, ku ai kishte zhvilluar aftësitë e tij si pianist, dhe ku provoi se ishte një tekstshkrues me dhunti të veçanta. Bashkë me David Porter, Hayes shkroi disa nga hitet më ikonike, duke përfshirë “Soul Man” të Sam dhe Dave dhe “Hold On, I’m Coming”. Hayes donte radhën e tij për të shkëlqyer, por, siç ai shpjegoi më vonë, bashkëthemeluesi i Stax, Jim Stewart, mendonte se zëri i tij ishte “shumë i bukur”. “Në atë kohë ne po jetonin në epokën e James Brown”, tha Hayes. “Këndim i vrazhdë…por unë isha një këngëtar i butë”.

Por atëherë Martin Luther King u vra, në Memphis. Hayes, i cili e kishte konsideruar King-un një mik, kaloi në një gjendje të veshtirë dhe u bë shumë “rebel” dhe “luftarak”. Për një kohë, ai gjithashtu u bë i qetë. “Unë nuk mund të krijoja siç duhej”, tha ai. “Unë isha kaq i hidhur dhe i inatosur. Mendova, çfarë mund të bëj? Epo, unë nuk mund të bëj asgjë për të, ndaj më lër të bëhem i suksesshëm dhe i fuqishëm mjaftueshëm që të mund të kem një zë i cili mund të bëjë diferencën. Ndaj unë…fillova të shkruaj përsëri”. Ambiciet e Hayes ishin më shumë kreative se sa komerciale : “Mua nuk më interesonte nëse “Hot Buttered Soul” nuk shitej”, tha ai, “Sepse kishte 26 albume të tjera që do shiteshin. Unë thjesht doja të bëja diçka artistike, me liri të plotë.”

Isaac Hayes

Albumi nuk përmban zemërim apo protestë siç shumë mund ta kuptojnë. Hayes e përmend ngjyrën vetëm një herë në vargjet e këngës “Hyperbolicsyllabicsesquedalymistic” ku thotë : “Një skllav është mbi një kalë sa herë që ajo eksploron/ Sapo dëgjova një diskutim për, uh, marrëdhëniet racore”. Por pjesa më e madhe e albumit ishte politike.

“Hyperbolicsyllabicsesquedalymistic”, i cili ka konceptin e një ekstremi imagjinativ, është një tjetër ushtrim serioz mbi refuzimin e frikës dhe kontrollit. Po të dëgjosh me vëmendje solon me piano të Marvell Thomas, ti mund të dëgjosh tundjen e zinxhirëve. Kur Hayes u bë pjesë e këngës së Jimmy Web “By the Time I Get to Phoenix”, i cili u bë një hit, ai bëri një hyrje të këngës me një monolog 9 minuta të gjatë ku fliste për një burrë i cili e la gruan e tij pasi e kapi atë duke e tradhtuar 8 herë. Monologu nuk mishëron vetëm insistimin e Hayes për të marrë kohën e duhur, por gjithashtu ndryshon rrjedhën e këngës duke e bërë largimin e burrit si një përgjigje ndaj tradhtisë së vazhdueshme. Tema e tradhtisë bën pjesë në cover-in e Hayes për “One Woman” gjithashtu : “Një grua më pret në shtëpi / ndërkohë që një femër tjetër po më shtyn të bëj gabim”. Ai e bën tradhtinë pjesë të albumit të tij për të ngritur zërin mbi vdekjen e King, jo vetëm si një tradhti personale por edhe sociale, për mënyrat se si njerëzit me ngjyrë janë tradhtuar vazhdimisht nga shteti dhe ata prapë ngrihen, refuzojnë dhe kryesojnë.

Kuptimi i muzikës së Hayes ishte pak kompleks. Por muzika e tij bëri një deklaratë politike në një kohë kur njerëzit me ngjyrë nuk ndiheshin të mikpritur në sferën publike, ata patrulloheshin nga policia në lagjet e tyre dhe vriteshin sepse ishin “në vendin e gabuar në kohën e gabuar”. Hayes mori kohën e tij për ti mbrojtur dhe dëgjuesit iu përgjigjën. Albumi “Hot Buttered Soul”, përveçse ishte “ndoshta albumi më i çuditshëm i vitit” siç tha kritiku Phyl Garland, u bë albumi i parë prej ari nga Stax. Vetëm njerëzve me ngjyrë iu shitën 1 milionë kopje.

Rrugëtimi se si Hayes arriti të zhvillohej nga varfëria dhe traumat për ti lënë vetes një vend kaq të thellë në botë është një nga mrekullitë e muzikës soul. Por, në përputhje me vetëbesimin dhe misterin e tij, destinacioni i tij është i qartë : Thirrjet e guximshme të Hayes për hapësirë dhe vetëbesim janë kudo në zhanrin e hip-hop.

 

Më Shumë