Bota

Iran, “incident” në një impiant të pasurimit të uraniumit

Një "incident" i papërcaktuar ende, ka ndodhur këtë mëngjes në uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz në Iranin qendror, pa shkaktuar viktima ose shpërndarje të materialit radioaktiv, sipas agjencisë vendase të lajmeve, “Fars”, e cila citon zëdhënësin e organizatës iraniane për energjinë atomike.

"Një incident, - tha zëdhënësi i organizatës, Behrouz Kamalvandi, - ka ndodhur në rrjetin elektrik të uzinës së pasurimit Chahid-Ahmadi-Rochan", kompleksi bërthamor Natanz, ku autoritetet iraniane nisën dje punën me centrifugat e reja të ndaluara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Në fillim të korrikut, një fabrikë e përparuar e montimit të centrifugave, ishte dëmtuar rëndë nga një shpërthim misterioz.

Autoritetet arritën në përfundimin, se kishte "sabotim terrorist", por ende nuk kanë bërë publike rezultatet e hetimeve të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë