Lajme

iPhone i ri vjen me tre kamera në pjesën e pasme

iPhone do të vijë së shpejti në treg, ndërsa duket se në ndryshim nga gjenerata e mëparshme ai do të ketë tre kamera të instaluara në pjesën e pasme. Kamerat do t’i ketë të vendosura brenda një kuadri të vogël.
Gjithashtu, ka disa parashikime edhe mbi iPhone 2020. Sipas analistit Ming-Chi Kuo do të ketë dy modele me lidhjen 5G dhe një me LTE. Dhe të gjithë smartfonët e ardhshëm të Apple do të kenë ekranin Oled, por gjithmonë duhet të ketë një diferencim në madhësi.Modeli më i vogël do të jetë 5,4 inç në krahasim me 5,8 aktualisht dhe modeli ”Max” do të rritet nga 6,5 në 6,7 inç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë