"Huawei" dhe "Samsung" kanë përfaqësuar një opsion të dobishëm, kur bëhet fjalë për mundësitë që, pa kabllo, të mbushin pajisjet e tjera, gjë që përdoruesit ia mundëson që energjinë e baterisë së tij ta ndajë me ata që, ndoshta, kanë më shumë nevojë për të. Ndërsa blogu japonez Macotakara raporton se edhe iPhone i ardhshëm mund ta përfshijë këtë veçori.
Lajmi ka rrjedhur nga kompanitë që furnizojnë Apple me pjesë për pajisje iPhone, sipas të cilëve, është duke u përgatitur opsioni për mbushje wireless, bashkë me një kamera të përparuar dhe me një bateri më të madhe. Konkurrentët e iPhone i kanë kushtuar vëmendje të e madhe karikimit wireless, e cili tanimë është paraqitur në kuadër të "Galaxy S10" dhe "Huawei Mate 20 Pro".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.