Treg

Investitorët e Bitcoin po e ‘tradhëtojnë’ atë me monedhat më të vogla

Për investitorët e apasionuar pas zhvillimeve digjitale, Bitcoin ka nisur të duket “modë e shkuar”.

Shumë prej tyre po largohen nga kriptomonedha, e cila në krijimin e saj synonte të ishte një alternativë ndaj parasë së zakonshme dhe po drejtohen tek disa të tjera, alternativa të vetë Bitcoin.

Indeksi i Smart Contract Leaders që gjurmon disa lloje kriptosh, përfshirë Ether, Dot dhe Solana është rritur me 36% duke lënë pas Bitcoin me 33% rritje. Vetëm Solana, është rritur me 76% deri më tani për 2023-shin.

Bundeep Rangar, kreu i fondit të kriptove, Fineqia, tha se ai pret që rikthimi i kriptove të ndodhë nga kriptomonedhat “e zgjuara”, që përdorin aplikacionet DeFi.

“Këto do të vlerësohen dhe do të nisin të ngjasojnë me aksionet”, - shtoi ai.

Disa investitorë nga bota 1 trilion dollarëshe e aseteve digjitale, duket se bien dakord me këtë. Sipas të dhënave nga CoinShares, monedhat si Ether dhe Solana kanë vazhduar të kenë fitime edhe pse BTC jo.

Analistët e Bank of Amerika presin që këto monedha dytësore, të rriten njësoj si aksionet dhe të fitojnë hapësirën në botën e aseteve, tek pjesa e teknologjisë.

“Ne presim që 2023-shi të jetë viti i divergjencës së kriptove”.

Bitcoin është ende “shefi”

Bitcoin ka disa kohë që tregtohet i lidhur me aksionet e teknologjisë, por ky kordon mund të jetë duke u këputur, tani që token-at e tjerë po i “zënë vendin”.

Korrelacioni 30-ditor i kriptomonedhës me Nasdaq u kthye negativ më 23 shkurt për herë të parë që nga fillimi i dhjetorit.

Disa vëzhgues të kriptos paralajmërojnë se perspektiva globale makro dhe politika e bankës qendrore mund të godasin rritjen të projekteve të kriptove.

James Butterfill, kreu i kërkimit në CoinShares, paralajmëroi se ishte shumë herët për të quajtur një divergjencë të madhe në kripto. Në të vërtetë, hija e Bitcoin duket ende e madhe mbi sektorin, me pjesën e tij në kapitalizimin total të tregut të kriptove deri në 40%, nga 38% në fillim të vitit.

Por nga ana tjetër, Butterfill tha se largime të tilla mund të jenë një shenjë e mundshme e rritjes së kriptoverse.

"Ne duhet të adoptojmë gjithnjë e më shumë pikëpamjen se tregu, ndërsa evoluon, do të bëhet më i sofistikuar dhe më i pjekur, dhe do të fillojmë të shohim edhe divergjencë çmimesh."/Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë