Trend

A doni të bëni para? Blini atlete…

Një hulumtim i kryer nga websaiti i sondazhesheve MyVoucherCode, ku ka analizuar çmimet e 50 palë atleteve të markave të ndryshme gjatë viteve të fundit, ka zbuluar se disa atletekanë një vlerë rishitjeje 60 herë më shumë nga çmimi i tyre origjinal.

Për shembull Nike, të cilat fillimisht u shiten për 65 dollarë në vitin 2002, tani raportohet se kanë vlerë mbi 4000 dollarë. Gjithashtu Yeezy 2 Red Octobers, që u shit me 250 dollarë në vitin 2014, tani ka vlerë 5.655 dollarë.

Studimi zbuloi se më shumë është rritur çmimi i atleteve gjatë viteve të fundit se sa çmimi i arit.

“Është shumë interesante të mendosh se të investosh në këpucë është njësoj si të investosh në një pronë apo në një biznes, kjo pasi çmimi i atleteve ka ndryshuar shumë në një hapsirë shumë  të shkurtër kohore”, tha Anders Nilsson, zëdhënës për MyVoucherCodes.

Para se të shkoni të boshatisni portofolin tuaj për një palë atlete, shumë gjëra duhet të merren parasysh. Jo çdo pale atlete që blini mund t'ju japë një rikthim të kënaqshëm investimi.

 Vlera potenciale e rishitjes nuk mund të parashikohet gjithmonë me saktësi.

Kreatori i Sneaker Addict tha për HuffPost se  "Sneakers është  një orientues i mirë, pasi ju duhet të dini se çfarë po bëni, sepse disa atlete do të rriten në çmim, por po aq shpejt edhe mund të ulën, kështu që është mirë të jeni të informuar vazhdimisht për çmimin e tyre".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë