Lajme

Investimet në transport, Balluku kërkon mbështetjen gjermane

Ministrja Belinda Balluku ka takuar homologun gjerman, Andreas Scheuer, në darkën zyrtare të mbajtur në kuadër të ministerialit të “International Transport Forum” në Leipzig, ku në fokus kanë qenë investimet në sektorin e transporteve. Në darkën zyrtare në Leipzig kanë marrë pjesë 36 ministra nga e gjithë bota.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ministrja Balluku shprehet se tema kryesore e këtij takimi ishin investimet e huaja në fushën e transportit. Po ashtu ministrja Balluku thekson edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që qeveria gjermane po i ofron qeverisë shqiptare në këtë sektor.
“Ecuria e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit dhe sfidave që kemi përpara në këtë moment kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe bashkëpunimi e mbështetja që qeveria federale gjermane na ofron, ishin temat kryesore të këtij takimi”, shkruan ministrja Balluku në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë