Ne rrjet

Intervistë imagjinare me Koronavirusin

*Stefano Vella- Nuk mund të thuash se koronavirusit i mungon sinqeriteti, por do të ishte një gënjeshtër e madhe nëse do të pranonim se as nuk e çan kokën për pyetjet që i bëjnë. Prej disa muajsh, po zhvillon një luftë pa rivalë, duke e kontrolluar “terrenin” në mënyrë perfekte. Edhe pse me modesti zbulon, në intervistën e fundit, se nuk do të largohet kollaj nga njerëzimi.

Covid, nuk ishte dhe aq e lehtë të kontaktoja me ju

E çuditshme, jam kudo!

Çfarë jeni duke bërë akualisht?

Çfarë pret që po bëj, infektoj njerëzit. Më duhet të mbijetoj ...

Çfarë mendoni për këtë fazë të dytë?

Shpresoj që italianët mos të sillen si të shkathët ... me pak fjalë, ata të mblidhen pak ... Sot shkoi keq, vazhdoj të ngjallë frikë, por do ta shihni që brenda një kohe të shkurtër do të jetë më mirë .....

Pas pesëmbëdhjetë ditësh?

Të mbetet mes nesh, të dhënat që do të vijnë gjatë këtyre dy javëve do të jenë të vjetra, bazuar në infeksionet e 2-3 javëve më parë. Ata mund të inkurajojnë të rihapeni përsëri, më mirë për mua. Por më e mira mund të vijë në fund të majit ....

Po sikur të gjithë të mbanin maska?

Ah, padyshim që, për fat të keq, funksion, por fatmirësisht për mua, ato nuk gjenden kudo ...

Çfarë do të bëni gjatë verës?

Të gjithë thonë se dielli më shkatërron. Mund të jetë e vërtetë, por le të presim, unë jam i ri këtu dhe është vera ime e parë. Në skenarin më të keq, mund të më pengojnë për disa muaj. Por në tetor kthehem me siguri. Me një koleg të mirë, gripin.

Në çfarë kuptimi?

Tashmë jam duke menduar për fazën 3, përveç fazës 2. Rikthehemi në tetor, unë dhe gripi, ku do të bëjmë një rrëmujë të madhe. Nuk janë të shumtë ata që e bëjnë vaksinën e gripit. Imagjinoni sa raste të gripit do të ngatërrohen me mua. E imagjinoj që tani, sistemi shëndetësor në kolaps... Një mrekulli!

Por, a ka ndonjë mënyrë për ta ndaluar?

Ndoshta, por unë nuk jam i duhuri për të këshilluar dikë...

Që do të thotë?

Unë mund të ndalem vetëm nëse ata më godasin në pikën e dobët: identifikimin dhe izolimin e të infektuarve ...

Nuk ka ndodhur kështu?

Së pari, le të themi se ata më nënvlerësuan, duke filluar nga shumë ekspertë që tani japin mend. Kam pasur një udhëtim të bukur dhe të pa shqetësuar që në janar. Gjithashtu sepse kam një aftësi, shfaqem edhe si asimptomatik. Jo për tu mburrur, por kam infektuar mijëra njerëz. Mbase të gjorët menduan se ishte thjesht një grip, ... duke më shëtitur nëpër spitale, një mrekulli!

Si e shihni të ardhmen?

Epo, le të shpresojmë që ata të mos dalin me ilaçe specifike. Ata, gjithashtu u përpoqën të riciklojnë ilaçet e vjetra. Fatkeqësisht, sot ata e kanë kuptuar, pjesërisht, si funksionoj në qeliza. Kompanitë e para, publike apo private, të cilët do të gjejnë ilaçin do të bëjnë ‘’gol’’ (në Nasdaq). Por unë po jua them përpara, do të duhet më shumë se një. Unë di se si të bëhem rezistent, vetëm kombinimet do të më ndalojnë. Nëse i gjejnë, dhe nëse mund t'ua japin të gjithëve, gjë që unë dyshoj. Unë gjithmonë do të gjej një "shteg".

Po sikur të gjejnë një vaksinë?

Për fat të mirë për mua, do kalojë ca kohë për ta provuar. Shpresoj se do të debatojnë ... si gjithmonë. Edhe këtu, pyes veten nëse ata do të jenë në gjendje ta prodhojnë për të gjithë. Unë jam shumë "demokratik", shkaktoj dëme kudo, jo vetëm në vendet e varfra si kushëriri, HIV.

Pra, duhet t’ju presim në tetor?

Sigurisht që do rikthehem! Shpresoj që mos të vaksinohen për gripin. Unë mbështetem te ky aleat për të bërë rrëmujë ...

Çfarë mendoni për imunitetin e tufës?

Jam lodhur me këtë muhabet!! Edhe nëse disa persona shërohen, sigurisht që kanë krijuar antitrupa. Shpresoj që në raundin e dytë, ky imunitet të mos zgjasë. Unë nuk jam rubeola, e cila pasi ta keni marrë nuk kthehet! Të mbetet mes nesh.... imuniteti i tufës ndaj meje do të arrihet vetëm me anë të vaksinës. Mundësia e vetme do të ishte prova tek vullnetarët që e ekspozojnë veten ndaj infeksionit tim. Por nuk e di nëse ata do të kenë guximin ...

Por, duket se prej disa javësh, shumë më tepër njerëz janë shëruar

Epo mirë, ata e kuptuan me vonesë se unë nuk shkaktoj vetëm pneumoni. Unë bëj shumë më tepër dëme. Për shembull, unë mund të sulmoj pothuajse të gjitha organet dhe pastaj të shkaktoj mpiksjen e gjakut ... Jam në gjendje të shkatërroj edhe sistemin shëndetësor më të mirë në botë. U desh një kohë e gjatë për të gjetur mënyra për t'iu kundërvënë këtyre efekteve. Do të përpiqem të shpik të tjerë ...

Është e vërtetë që jeni krijuar në një laborator?

Kështu më ofendon! Unë jam një qenie njerëzore, si HIV, Ebola dhe kushërinjtë e mi Sars dhe Mers ..... që kanë kaluar nga kafshët te njerëzit. Sigurisht, nuk kam në plan të kthehem në një lakuriq nate! Do të duhet të më duroni për një kohë të gjatë ...

* Stefano Vella është një specialist i sëmundjeve infektive dhe ekspert i shëndetit botëror. Gjithmonë i angazhuar në luftën kundër SIDA-s, ka qenë Drejtor i Qendrës Kombëtare për Shëndetin Global të Istituto Superiore di Sanità. Kohët e fundit është emëruar në Komitetin Shkencor të Rajonit të Sardenjës për Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë