Lajme

Interpelancë për ‘Veneto Banka Shqipëri’ në Parlamentin e Italisë

Deputeti i Forca Italia, avokat dhe me eksperiencë të gjatë në fushën bankare Pierantonio Zanettin i ka dërguar Ministrisë Italiane të Ekonomisë dhe Financave letër me disa pyetje për të mësuar përgjegjësit e pasojave që shkaktoi falimentimi i Veneto Banca in Lca në Itali.

Rrjeti investigative italian VicencaPiu’ ka kontaktuar me deputetin Zanettin për të mësuar më tej rreth kërkesës së tij dhe kur pret përgjigjje.
Deputeti Zanettin është përpjekur të gjejë një analogji mes rastit shqiptar dhe një tjetri italian të ndodhur vite me parë.

I nderuar Zanettin, vërejmë një aktivizëm të veçantë mbi sistemin financiar dhe bankat nga ana juaj, pse?

Përfaqësuesi i Komisionit të Drejtësisë, deputet, jam i zgjedhur në kolegjin elektoral të dhomës së deputetëve të Vicenza, e ndjej për detyrë që duhet të ndjek me kujdes sektorin e bankës.

Po e ndërmarr këtë iniciativë veçanërisht duke iu referuar Fondit të Kursimeve (Fondo Indennizzo Risparmiatori.)
Nëse do të ishte e mundur, do të vija në dispozicion përvojën time, edhe si ish bashkëdisponues i bankës BPVi e njohës i “territorit” të dy ish-bankave popullore Veneto, në komisionin parlamentar hetimor për çështjen e falimentimit të bankave.

Më ka intriguar investigimi i VicenzaPiu.com në lidhje me Veneto Banka e Tranzit dhe për këtë kam paraqitur një letër me pyetje pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Investigimi ynë ka ngjallur inteteres të madh në Shqipëri dhe siç është parë, është vënë në lëvizje edhe Presidenti i Republikës.

Unë e kam paraqitur letrën me pyetje tek Ministri Tria për të hedhur dritë mbi një çështje, e cila paraqet disa aspekte të errta, të cilat i ka shfaqur investigimi juaj.
Besoj që në çështje kaq delikate duhet të ketë garanci maksimale për transparencë dhe ligjzbatim.
Kjo ngjarje, ndër të tjera, më kujton një episod të së kaluarës, që ndoshta me shumë mundësi, meritonte të ishte e investiguar më thellë.

Për çfarë e keni fjalën z. Zanettin?

Në muajin gusht të vitit 2014, Veneto Banca pranoi propozimin e blerjes së bankës BiM nga një konsorcium i përbërë nga Piertro D'Aguì, në të cilën morën pjesë, ndër të tjera, Luca Cordero di Montezemolo dhe Carlo De Benedetti. Në qershor të vitit 2015, BCE (Banka Europiane), ka refuzuar autorizimin për këtë operacion, duke arsyetuar vendimin me mungesë të kritereve të integritetit të D'Aguì. Çmimi i ofruar për 100% të BIM-it ishte rreth 550 milionë dollarë, një shumë që duke kapitalizuar Institutin e Montebelluna do të ndryshonte dinamikat e skenarëve të ardhshëm.

Shitja është kryer nën kontrolin e Bankës së Italisë. Një vit më parë, likuiduesit, kanë shitur BIM tek Trinity Investments Charitable, që është në krye të fondit Attestor Capital Ltd, me 0,2 euro për aksion krahasuar me 3,30 euro që ofroi në kohë të tij D'agui.

Përtej humbjes serioze të regjistruar për bankën dhe aksionerët e saj, depozituesit, duke konsideruar se borxhi i keq ishte vetëm 25 milionë euro, pyes veten nëse fondi Attestor Capital Ltd, i cili ishte me seli në Ishujt Kajman, mund të mburret me kërkesa teknike të larta më mirë se konsorciumi i mëparshëm.

Edhe Tranzit shpk e ka selinë në ishujt Cayman

Pikërisht. Për këtë e bëra analogjinë mes dy ngjarjeve. Jo rastësisht i kam kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë se çfarë kërkesash teknike ka paraqitur Tranzitin pranë SGA? Do të më pëlqente të kuptoja në aspektin e ndërit dhe reputacionit të Bankës se si vlerësohen operatorët financiarë që kanë seli në të tilla parajsa fiskale.

Thënë këtë Z. Zanettin ndoshta pyetjen duhet tia drejtosh Bankës Qendrore të Italisë…

Unë, si parlamentar pyetjet mund tia drejtoj vetëm Qeverisë, prej të cilës, siç e dini, varet SGA. Megjithatë, duket qartë se në këto çështje, autoritetet e kontrollit vazhdojnë të shijojnë një diskrecion të madh, të padiskutueshëm.

Kur do ti përgjigjet pyetjes tuaj MFE?

Nuk mundem ta parashikoj, varet nga volumi i punës së Dhomës së Deputetëve dhe nga gatishmëria e Qeverisë.
Për pjesën time unë do të përpiqem që ta kërkoj interpelancën në një kohë të përshtatshme.

*Burimi: VicenzaPiu’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë