Futboll

Interi siguron finalen e Superkupës së Italisë, diskuton trofeun me Napolin të hënën

Gazeta Si – Interi ka mundur Lacion 3-0 dhe ka shkuar në finalen e Superkupës së Italisë, ku do të ndeshet me Napolin e kualifikuar një ditë më parë ndaj Fiorentinës. Turam, Çalhanoglu me penallti dhe Fratezi shënuan për skuadrën e Inzagit. Të hënën e 22 janarit finalja në Riad.

Markus Turam zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa Barela goditi traversën. Sapo filloi pjesa e dytë Çalhanoglu ktheu në gol një penallti të akorduar nga VAR-i, pastaj ishte radha e Lautaro Martinez të godiste traversën. Megjithë lëvizjet e Sarrit nga stoli, Lacio nuk mundi të futej në lojë në asnjë moment.

Në fund kishte vend edhe për një gol të 3-të nga Fratezi, pas një kundërsulmit të shpejtë të Interit. Imobiles iu anulua goli i nderit nga VAR-i.

Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj, dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, u futën në fushë njëri pas tjetrit në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes. Hysaj duhet të kthehet në Itali tani, kurse Asllani qëndron në Arabi dhe ka mundësinë të fitojë trofeun e parë të 2024-s në finalen ndaj Napolit, që luhet më 22 janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë