Gazeta Si – Interi nis arratinë në krye të renditjes së Serisë A. Pas fitores 0-2 në ‘Olimpico’ ndaj Lacios, zikaltrit janë shkëputur 4 pikë nga Juventusi, ndjekësi më i afërt (41 ndaj 37). Një sukses që mban firmën e dyshes sulmuese Lautaro Martinez-Turam, që duket e pandalshme.
Lautaro Martinez pranoi me kënaqësi një dhuratë të Marusiç dhe e kaloi Interin në avantazh në pjesën e parë. Topin e kthyer prapa nga lojtari i Lacios kapiteni zikaltër e depozitoi në rrjetë. Në pjesën e dytë Turam mbylli llogaritë me golin e dytë, pas një asisti të Barelës. Lacio e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit më karton të kuq të Laxarit për protesta.
Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani, dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, e nisën ndeshjen nga stoli. Vetëm Asllani u fut në fushë në minutat e fundit, duke marrë vendin e Çalhanoglu. Mesfushori kuqezi këtë sezon duket se do të ketë fatin të shpallet kampion i Italisë.
Në mesditë Milani mundi 3-0 Moncën, me gola të Reijnders, Simiç dhe Okafor. Roma u mund 2-0 nga Bolonja, që tashmë e sheh veten në zonën Champions, në vend të 4-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.