Futboll

Interi nuk gabon ndaj Salcburgut dhe merr kryesimin e grupit, në fushë edhe Asllani

Gazeta Si – Interi ngjitet në kuotën e 7 pikëve në grupin e tij në Champions, falë golave të Sançez dhe Çalhanoglu. Çerek ore lojë për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani.

Në xhiron e tretë të ndeshjeve në grupet e Championsit, Interi mundi 2-1 ndaj Salcburgun, por vuajti jo pak. Zikaltrit kryesojnë Grupin D tashmë, me 7 pikë pas 3 ndeshjesh.

Austriakët e nisën më mirë ndeshjen, por skuadra e Inzagit gjeti golin që në rastin e parë me Sançez. Salcburgu ia doli të barazonte në minutën e 57-të me izraelitin Gloukh, më i miri në fushë për skuadrën mike. Kaluan vetëm 4 minuta dhe Gourna-Douath pengoi nga prapa Fratezin në zonë.

Penallti dhe Çalhanoglu nuk gaboi, duke i çuar shifrat në 2-1. Në fund edhe një i anuluar për Lautaro Martinez për një pozicion jashtë loje të Fratezit. Asllani hyri në fushë në minutën e 75-të, duke marrë vendin e Çalhanoglu.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 18:45, Bajern Mynih fitoi 1-3 në Turqi ndaj Gallatasarajit, me gola të Koman, Kejn dhe Musiala.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë