Gazeta Si – Pas barazimit me Napolin, Interi rinis vrapin drejt titullit kampion. Në javën e 30-të të Serisë A, skuadra e trajnerit Simone Inzagi mundi Empoli 2-0, duke shkuar në kuotën e 79 pikëve, 14 para Milanit të vendit të dytë.
Në ‘Meazza’ ishin zikaltrit ata që bënë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në fillim me Dimarkon, i cili gjuajti saktë me të majtën, pas një nisjeje në pozicion të dyshimtë të Turam.

Më pas një gjuajtje e Bastonit u ndal nga shtylla. Në pjesën e dytë Empoli provoi të reagonte, kurse Interi i shkoi dy herë afër golit të dytë me Barelën dhe Pavard. Në fund mbylli llogaritë Sançez dhe tashmë për zikaltrit ka nisur numërimi mbrapsht për festën e titullit.
Pak më shumë se 20 minuta lojë për Kristjan Asllanin në këtë ndeshje. I vetmi që u fut në fushë nga shqiptarët. Sulmuesi Stiven Shpendi qëndroi në stol tek Empoli, ndërsa Berisha dhe Ismajli mungonin për shkak dëmtimi.
Ylber Ramadani luajti titullar me Leçen në barazimin 0-0 kundër Romës, kurse Nedim Bajrami u aktivizua pak minuta në barazimin 1-1 me Udinezen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.