Futboll

Interi humb një mesfushor, më shumë mundësi për Kristjan Asllanin

Gazeta Si - Simone Inzagi ka marrë një tjetër lajm të keq në një periudhë me shumë impenjime. Pas Marko Arnautoviç, ai ka humbur edhe mesfushorin Davide Fratezi për një problem muskulor. Një dëmtim që vjen në prag të ndeshjes me Salernitanën, ku ai ishte llogaritur titullar, pas rotacionit që duhet të bëjë Interi.

Asllani me fanellen e Interit. Gazeta Si, 30 shtator 2023

Trajneri Inzagi duhet ta shtyjë kështu eksperimentin Barela-Fratezi në qendër. Me shumë mundësi do t’i takojë Mkhitarianit të luajë në krah të Çalhanoglu, por gjithsesi do të ketë më shumë shanse për Kristjan Asllanin. Mesfushori kuqezi mund të jetë alternativë e parë në stol për dy ndeshjet e radhës së Interit, edhe pse edhe në këtë rast ai duhet të fitojë konkurrencën me holandezin Devi Klasen.

Përveç Salernitanës, Interi ka edhe ndeshjen delikate me Benfikën në ‘San Siro’. Një ndeshje që mund të tregojë shumë për fatet e grupit në Champions, ndaj dhe ka marrë rëndësi të veçantë. Asllani pret të ketë minutat e veta për t’i shfrytëzuar ato sa më mirë.

Futbollisti i Kombëtares ka luajtur titullar në ndeshjen e parë të grupeve të Championsit, atë ndaj Real Sociedad, ku Interi barazoi 1-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë