Futboll

Interi frenohet nga Kaljari, për festën e titullit duhet të mundë Milanin në derbi

Gazeta Si – Interi barazon 2-2 me Kaljarin në “San Siro”, duke frenuar festën e titullit. Zikaltrit kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet u barazuan nga Kaljari. Për të festuar titullin e yllit të dytë, Interi duhet të fitojë derbin kundër Milanit.

Skuadra e Simone Inzagit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Kaljarit të Ranierit. Kështu ka mbetur +14 pikë nga Milani i vendit të dytë, duke mos përfituar nga barazimi i kuqezinjve ndaj Sausolos.

Në ‘San Siro’ Interi shënoi me Turam në minutën e 12-të dhe pastaj me Çalhanoglu me penallti gati çerek ore para fundit. Në të dy rastet u barazuan, me Shomurodov në minutën e 65-të dhe pastaj me Viola 5 minuta para fundit.

Për të fituar zyrtarisht titullin kampion që javën e ardhshme, Interi duhet të mundë Milanin një derbi. Me pikën e fituar, Kaljari është më pranë qëndrimit në Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë